10 mijë vizitorë gjatë muajit maj në muzetë e Beratit

10 mijë vizitorë gjatë muajit maj në muzetë e Beratit

Fluks vizitorësh në sezonin turistik, në ambientet e muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik, Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve është më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë.

Të dy muzetë kane qenë destinacioni i preferuar në paketën turistike, për individë dhe grupe vizitorësh shqiptare e të huaj.

Për periudhën maj 2019 numërohen rreth 10 615 vizitorë, 1 731 ose 20% vizitorë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018, duke realizuar 1 336 420 lekë, pra 232 720 ose 21% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018.

Ndërsa për periudhën janar- maj 2019 numërohen 20 668 vizitorë, 5 005 ose 32% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, duke realizuar 2 677 860 lekë pra 615 580 ose 30% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018.

Turistët e huaj që kanë vizituar muzetë e Beratit janë nga gjermanë, anglezë, sllovakë, italianë, holandezë, amerikanë dhe spanjollë. 

Related posts