Skrapar, finalizohet me sukses operacioni i koduar “Osoja”

Skrapar, finalizohet me sukses operacioni i koduar “Osoja”

20180525_081512

Sekuestrohen armë, municione dhe fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në pranga dy poseduesit.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Osoja” i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• K.M, 51vjeç.

•E.M, 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1 – mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

• Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.

• 4 krehëra automatiku.

• 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.

Related posts