14 vjetori i TKZ-së ne Berat dhe.. Tifozat Kuq e Zi

14 vjetori i TKZ-së ne Berat dhe.. Tifozat Kuq e Zi

Nga Elton Çela

Edhe këtë vit Tifozat Kuq e Zi vazhduan me traditat e tyre, së pari ajo e 28 nëntorit me nismën “Gëzo një familje shqiptare’’ ku kontributet e anëtareve të saj u shpërndan në tetë familje në gjithë trevat shqiptare. Po ashtu kjo ndihmë po vazhdon me ndihmën në familje të tjera dhe pajisjen me libra shqip në zonat e Luginës, Malësisë dhe Çamërisë. Por fundi i vitit shënon edhe përvjetorin e TKZ-së që këtë vit shënonte plot 14 vite nga krijimi i saj.

Festa e 14 vjetorit është zhvilluar në qytetin e Beratit dhe përfaqësia e këtij qyteti u mor paraprakisht me organizimin e festës dhe për të pritur rreth 100 anëtar të ardhur nga të gjitha trevat për t’iu bashkuar festës së tifogrupit më të madh kombëtar.

Picture1

Festa u shtri në dy ditë në datat 23-24 dhjetor dhe nisi me pritjen dhe akomodimin e gjithë anëtarëve që kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë përvjetor. Pjesa më e rëndësishme e tij do të ishte një pyrroshoë që u zhvillua në kalanë më shumë se 2400 vjeçare të Beratit. Pamja që mori kalaja gjatë këtij pyrroshoë mund të jetë një kartolinë më tepër që do i shtohet Beratit dhe bukurive të tija natyrore e kulturore që mbart. Më pas festa do të vazhdonte në një ndër restorantet e qytetit ku dukshëm evidnetohej fryma e bashkimit mes anëtarëve të ardhur nga Presheva, Tuzi, Dibra, Tetova, Gjakova, Prishtina, Durrësi, Tirana, Elbasani, Librazhdi etj.

Muzika dhe vallet kombëtare, lidhjet direkte në TV dhe sigurisht atmosfera e krijuar tregoj edhe një herë që ky është më tepër se një tifogrup edhe pse anëtarët vijnë nga qytete të ndryshme në të tilla festa ashtu, si në stadium tregohet lidhja e fortë mes tyre. Ndërsa dita e dytë ishte një ditë shëtitjesh dhe vizitash në zonat muzeale të qytetit, Kala dhe qendrën e tij të re dhe me disa anëtar që vizita në Berat ishte për herë të parë kjo e bënte edhe më të bukur.

Picture2

Kush janë Tifozat Kuq e Zi?

TKZ është tifogrupi më i madh mbarëkombëtar mbështetës i Kombëtares së futbollit dhe gjithë sportistëve dhe figurave që mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë. Krijimi i tyre shënon datën 25 dhjetor të vitit 2003 por organizimi kishte nisur shumë kohë më herët.

Ndërkohë që në Shqipërinë administrative ende nuk kshte ardhur kultura e tifogrupeve të organizuara në mbështetje të klubeve shqiptare apo edhe kombëtares gjithsesi Kombëtarja e kishte një mbështetje. Ishte tifogrupi “Dardanët’’ i vetmi tifogrup në krah të Kombëtares sa herë ajo luante në fushën e saj. Por mosmarrëveshjet mes tyre pasi “Dardanët” ishte një bashkim mes tifogrupeve lokale dhe mosndjekja e Kombëtares në transfertë e bëri detyrim lindjen e një tifogrupi të ri mbarë kombëtar. Pikërisht kështu mori jetë krijimi i “Tifozave Kuq e Zi’’.

Ishin pikërsht pesë djem shqiptar nga trevat e ndryshme, të cilët u bënë iniciator të atij që sot është tifogrupi identifikues nën ngjyrat kuqezi. Burim Hana dhe Artor Behluli nga Prishtina, Anton Berisha nga Tuzi, Valentin Muhaxheri nga Peja dhe Faruk Halimi nga Shkupi, të cilët jetonin në mërgim dhe krijuan këtë grupim. Më pas atyre iu bashkuan edhe Dardan Ibrani, Fitim Xharra, Fatos Berisha dhe Luan Xhafolli. Diskutimi i parë ishte ai i emërtimit të tifogrupit ku u hodhën disa ide, si: ‘’Krushqit e kombëtares’’, ‘’Kërlaqat’’, ‘’The Alb’’, ‘’Albholics’’, ‘’Tifozat Kuq e Zi’’ etj. Pas votimeve të bëra në fund u përzgjodh  emërtimi Tifozat Kuq e Zi. Interesant është fakti se gjatë votimit dy emrat ‘’Albholics’’ dhe Tifozat Kuq e Zi kaluan në rivotim dhe gjatë tij edhe personi që kishte propozuar emrin ‘’Albholics’’ votoj për emërtimin “Tifozat Kuq e Zi’’. Kur një fëmijë lind thuhet se emri përcakton edhe personalitetin dhe të ardhmen e fëmijës. Ndoshta kështu ndodhi edhe me këtë grupim pasi emri Tifozat Kuq e Zi nuk personifikon vetëm një grupim por shumë shpesh cilindo tifoz shqiptar me një bluzë dhe shall kuqezi, i cili shkon në stadium në mbështetje të Kombëtares.

Pas kësaj nëpërmjet forumeve u kontaktua edhe përfaqësuesi i parë në mëmëdhe, Gerti Peshkopia duke hapur kështu rrugën për shtimin e anëtarëve dhe përfaqësive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë, Gjirokastër etj. Një ëebsite dhe në datën 25 dhjetor 2003 “Tifozat Kuq e Zi’’ dhe Sabiti i tyre e hapën siparin. Vetëm pak kohë më vonë në datën 2 shkurt 2004 do të shfaqej për herë të parë në publik. Nëse 25 dhjetori shënonte Krishtlindjen ishte 2 shkurti që shënon festën e Bajramit, si për të treguar edhe tek ty grupim unitetin fetar mes shqiptarëve. Shqipëri – Suedi më 18 shkurt në “Qemal Stafa’’ ishte edhe prezantimi i parë në stadium për këtë grupim. Aty ishin vetëm 100 tifoz por nga ai moment me mijëra shqiptar nga qytete të ndryshme shqiptare dhe në diasporë janë bërë pjesë dhe kontribues për TKZ-në. Nga këtu nis edhe një rrugëtim i gjatë dhe i suksesshëm për “Tifozat Kuq e Zi’’.

‘’Tifozat Kuq e Zi’’ janë një grupim tërësisht vullnetar dhe që nga fillimet është vendosur të mos pranohen sponsorizime të jashtme për të mos u ndikuar në vendimet e grupit. Po ashtu ky grupim ka funksionuar pa një drejtues për të mos krijuar pakënaqsi dhe përplasje. Organi më i lartë drejtues në TKZ ka qënë përfaqësia e përfaqësuesve nga qytete dhe shtete të ndryshme dhe vetëm prej 2 vitesh funksionon Kryesia, si organi më i lartë dhe gjithëpërfshirës nga trevat dhe diaspora. Po ashtu përfaqësuesit, grupet e punës dhe anëtarësia kanë rolin e tyre të rëndësishëm në vendimmarrjet e grupit.

Emërtimi “Tifozat Kuq e Zi’’, moto “O sa mirë me qënë shqiptar’’, flamuri i saj, logo dhe Sabiti janë tashmë mjete identifikuese për grupimin dhe po aq të bëjnë krenar sa flamuri kombëtar, himni kombëtar dhe 28 nëntori. Po ashtu ata kanë edhe himnin e tyre, e cila është njëkohësisht një ndër këngët më të dëgjuara në youtube e kënduar nga Shpend Latifi dhe Opium.

Ndeshjet ndaj Greqisë, Portugalisë, Serbisë, Maqedonisë etj., janë disa ndër ndeshjet ku ky grupim në një numër të madh ka mbështetur kombëtaren duke festuar për fitoren por duke treguar mbështetje edhe në humbje. Madje anëtarët e saj përdornin edhe një slogan interesant “Kur fiton je e të gjithëve ndërsa kur humb veç e jona’’ për të treguar se heronjtë tanë nuk do ishin vetëm pavarsisht rezultateve të arritura.

Por ajo që e ka dalluar këtë grupim është ndjekja e Kombëtares edhe në transfertë duke i bërë edhe më të mrekullueshme sfidat e kombëtares kuqezi. Kardifi, Leverkusen, Belfasti, Dublini, Njukasëlli, Amsterdami, Gjeneva, Sofja, Zenica, Lubjana, Palermo etj., e kanë provuar furinë e tifozëve shqiptar duke u ndjerë shpesh xheloz për ta. Madje edhe në Euro 2016 ku FSHF jo vetëm nuk mbështeti por edhe pengoj shkuarjen e TKZ-së si një tifogrup të organizuar për të krijuar një tifogrup të vetin sërish TKZ ia doli të ishte aty me koreografi dhe të bashkuar.

Shumë sportiest dhe personalitete shqiptare kanë folur me superlativa për “Tifozat Kuq e Zi’’. Të nesërmen e ndeshjes Holandë – Shqipëri në “Amsterdam Arena’’, gazeta më e madhe sportive në Holandë, shpalli “Tifozat Kuq e Zi” si “lojtarin e ndeshjes”. U dha notën dhjetë – maksimale. Dhe, kishte të drejtë. Një grup që kishte pak vite që ishte formuar, mori anën në stadiumin me 53 mijë ulëse. Rreth 3.800 tifozë shqiptarë po dëgjoheshin shumë më shumë se rreth 50 mijë holandezë në tetorin e vitit 2006.

Në fundin e ndeshjes së zhvilluar ndaj Zvicrës për kualifikueset e Botërorit 2014 e humbur 2-0 trajneri helvetëve, Otmar Hicfeld tha pas ndeshjes: “Kur më thanë se stadiumi ëhtë plot me tifoza shqiptar por kur i pashë vet e besova’’

Lorik Cana: “Tifozat Kuq e Zi përveç që janë tifozët zyrtarë të ekipit kombëtar, janë edhe pjesë e përgjithshme e ekipit kombëtar prej krijimit të tyre si tifozeri e organizuar që në përbërjen e vet ka përfaqësueses nga të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu me një shtrirje edhe jashtë Shqipërisë natyrale, në mërgim. TKZ-ja është zëri i popullit tonë dhe i idealit të tij.”

Nuri Seferi: “TKZ-ja për mua është forca përbërëse e Kombit shqiptar, forca e vetme që di t’i bashkojë të gjithë shqiptarët nga çdo pjesë e globit. TKZ-ja është motivi i çdo shqiptari që na bën të ndjehemi krenarë, por vetëm ata që janë shqiptarë e bir shqiptari!”

Dritan Shakohoxha: “Gjatë këtyre viteve, kemi luajtur shumë ndeshje, gëzime, zhgënjime, emocione drithëruese. Kemi ndërruar shumë trajnerë, futbollistë, kundërshtarë, stadiumet edhe komentatorët kanë ndryshuar ndonjëherë… Rregulloren e futbollit dhe qetësinë e stadiumeve e kanë prishur vetëm ata që bënë të vetmen skuadër në botë të luajë me 12 lojtarë. Gjithnjë e tundën çdo stadium të Shqipërisë e Evropës. TKZ, jeni UNIKALË si flamuri, gjuha, himni i shqiptarisë.”

Më poshtë keni edhe prezantimin që i bëjnë vetes në ëebsite e tyre:

“Tifozat Kuq e Zi” janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërinë tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën.

Jetojmë vetëm për ngjyrat kuq e zi dhe mbështesim çdo sport apo nismë kombëtare që synon lartësimin e Flamurit Shqiptar. Frymojmë veç bashkim!

 

Related posts