30 VJET ME ONUFRIN – BERAT

30 VJET ME ONUFRIN – BERAT

Simon Vrusho

U bënë 30 vjet nga dita e hapjes së muzeut ikonografik “ONUFRI”, Berat, 18 maj 1986 -18 maj 2016, muze i hapur në një kohë të mbyllur, për të cilin kanë kontribuar Abdyl Pilafi, Shuaip Mane, Hasan Nallbani, Emin Riza, muze i hapur në mjediset e katedrales së Kështjellës së Beratit, në kundërvënie me direktivat e kohës, gjë që duket dhe në përurimin e tij, kur nuk begenisi të vinte asnjë hierark i kohës, përjashtuar kryetarin e Akademisë së Shkencave, Prof. Aleks Buda.

Në tetor 1986, në një vizitë në kala Berat, Ramiz Alia, lideri i kohës, sapo futet në muzeun-kishë katedrale, do të manifestonte, me gjest simbolik, befasinë dhe shtangien e tij…

Related posts