Profeti Muhamed, krenaria e njerëzimit, zhvillohet aktiviteti në qendër të Beratit

Profeti Muhamed, krenaria e njerëzimit, zhvillohet aktiviteti në qendër të Beratit

IMG-20160422-WA0006

Medreseja dhe Myftinia e Beratit kanë organizuar një aktivitet kushtuar lindjes së profetit Muhamed.

Për të 11 herë ky aktivitet është organizuar në Shqipëri dhe për herë të parë në qytetin e Beratit.

Recitime, interpretime në këngë nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, si Kastriot Tusha, kanë mbushur me emocione mbrëmjen kushtuar Profetit të fundit.

Aktiviteti i organizuar në qendër të qytetit ka mbledhur qytetarë, drejtues të Myftinisë si dhe përfaqësues të sekteve të tjera fetare në qytet.

Aktivitetin e përshëndetën drejtori i Medresesë së Beratit, prefekti Fadil Nasufi, Renuard Mimani në emër të bashkisë dhe Bujar Spahiu, nënkryetar i Komunitetit Mysliman.

Related posts