5 vendet për tu vizituar në Shqipëri

5 vendet për tu vizituar në Shqipëri

Sipas Travel Pulse, një revistë amerikane mbi turizmin dhe udhëtimet, 5 vendet më interesante për tu vizituar gjatë një udhëtimi turistik në Shqipëri janë një kombinim i modernes me natyrën dhe aspektin historik. Nga kjo listë ka dalë një renditje si më poshtë:

1 – TIRANA

© 2015 Hecktic Travels | A division of Hecktic Media Inc.

E vlerësuar për ngjyrat qe ofron në aspektin arkitekturor, Tirana është qyteti multikulturor dhe dinamik si shumë qendra ekonomike dhe sociale ne Europë. Qyteti ku ka më shumë larmishmëri jeta e përditëshme.

 

2 – Riviera Shqiptare

14006324339_2d16654350_b

Një paralelizëm me rivierat italiane dhe franceze, një panoramë mahnitëse tipike mesdhetare, Riviera jonë cilësohet si një vend per mos tu humbur nga vizita në Shqipëri.

 

3 – Berati

All rights reserved to Micle Cosmin PHOTOGRAPHY © 2013
All rights reserved to Micle Cosmin PHOTOGRAPHY © 2013

Berati mbetet një nga eksperiencat më të këshilluara nga turistët për atë që ofron. Zhytje ne histori dhe përhumbje në rrugicat e ngushta dhe të vjetra e shoqëruar kjo me një kuzhinë lokale cilësore dhe verë të shkelqyer nga kantinat që ndodhen përreth.

 

4 – Gjirokastra

 

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

 

Me një ngjashmëri arkitekturore me Beratin me të cilin ndan edhe statusin si pasuri botërore nga UNESCO, Gjirokastra ofron nje eksperiencë historike dhe kulturore.

 

5 – Liqeni i Komanit

 

tur-ne-koman

I përshkruar si një vend magjik, Liqeni i Komanit ofron mundësinë e eksplorimit te natyrës përreth në një udhëtim me varkë nga ku panorama mbetet unike.

 

Pa dyshim që renditja është për tu diskutuar dhe lista mund të ishte shumë më e gjatë por ne gjithsesi falenderojmë gazetaren e Travel Pulse për këtë shkrim.

 

 

Related posts