Aksident në Skrapar, përmbyset furgoni me nxënës, 4 të plagosur

Aksident në Skrapar, përmbyset furgoni me nxënës, 4 të plagosur

Një furgon që po transportonte nxënësit e shkollës 9 vjeçare dhe të mesme është aksidentuar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërzhezhë. Furgoni, ku po udhëtonin 8 nxënës nga fshati Vërzhezhë ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa të plagosurit janë transportuar me ambulancë për në spitalin rajonal të Beratit. Të plagosur kanë mbetur 4 nxënës, 2 nga të cilët janë në gjendje më të rëndë, ndërsa po pritet helikopteri për t’i transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën dhe do të marrin mjekim në spitalin rajonal të Beratit. Përsa i përket 4 nxënësve të tjerë që ndodheshin në furgon dhe shoferit kanë mësuar dëmtime të lehta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë terreni i vështirë dhe humbja e kontrollit të furgonit nga drejtuesi.

Related posts