Aksident me pasojë vdekjen e një personi në Kuçovë

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në Kuçovë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kuçovë, në lagjen “11 Janari”.

Një automjet tip Ford Focus është përplasur me një motorçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorçikletës, H.A 66 vjeç.

Policia ka arrestuar menjëherë 29 vjeçarin, Blendi Hoxha, pasi teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij, Ford Focus është përplasur me motorçikletën e cila drejtohej nga 66 vjeçari H.A, i cili sapo ka mbërritur në Spitalin e Beratit ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të shumta që ka marrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Related posts