Akuzat ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, reagon Zotkaj: Lalla, një prokuror politik

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, reagon Zotkaj: Lalla, një prokuror politik

Pasi vetë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se ka kërkuar heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, ky i fundit ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke kujtuar se akuzat janë politike dhe se ai është zgjahur nga populli për 4 mandate rresht.

“Jam zgjedhur kryetar i bashkise se ketij qyteti per kater mandate rresht; populli ka votuar lirisht, madje kur ne pushtet nuk ka qene partia ime, Partia Socialiste, por Partia Demokratike, Sali Berisha.

…Ddeklaroj publikisht dhe mbaj pergjegjesi per kete: Une nuk kam lidhje e as kam konsumuar kurre vepra penale, krime nga ata qe listohen ne ligjin e Dekriminalizimit. Po e perseris, asnje krim e asnje lidhje me ndonje krim.

Pikerisht se eshte keshtu, por edhe per faktin se Prokuroria ka thuajse nje vit qe kerkon ne gjithe boten per mua e nuk gjen asnje fakt, qofte edhe minimal, e konsideroj qesharake kerkesen e Prokurorit televiziv, jo ligjor, per te me nderprere mandatin per nje gjobe 200 lekeshe, me te cilen jam denuar si i mitur nen diktature.

Dua te sqaroj se kete denim e kam deklaruar vete ne Kqz ashtu si dhe 19 deputet te tjere, si Sali Berisha, Ristani, Ndoka etj ,pa ma kerkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria.

Dokumentat jane ligjore dhe jane ne KQZ, kerkund tjeter. Çdo perpjekje tjeter, nxitur nga prokuroria politike e Shqiperise, duke perdorur kriminele ordinere, eshte krim me vete, s’ka lidhje fare me mua, por vetem per qellime elektorale .

Une jam njohur nga media me kete perpjekje te re, te ulet e kriminale. Nuk fshihem dhe do perballem publikisht e ligjerisht me kete krim po aq ordiner sa ordiner eshte i akuzuari I prokurorise qe eshte blere ne kete perpjekje kriminale.

Tashme jam mesuar qe ne çdo fushate elektorale te me bejne kriminel. Me pas çdo gje harrohet sikur s’ka ndodhur kurre!”

Related posts