Ambasada e ShBA sërish njoftim për aplikantët e vizës amerikane: Si të veproni pasi të mësoni datën e intervistës

Ambasada e ShBA sërish njoftim për aplikantët e vizës amerikane: Si të veproni pasi të mësoni datën e intervistës

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë sërish një tjetër njoftim të rëndësishëm për ata persona që kanë aplikuar për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ambasadës, aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor, dy javë para, nga dita kur të kenë mësuar datën e intervistës.

“Aplikantë për vizë imigruese: pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor”, sqarohet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Related posts