Ambasadori italian në Berat, Cutillo:  “Italia kërkon të forcojë raportet e saj me të gjitha qytetet e Shqipërisë”

Ambasadori italian në Berat, Cutillo: “Italia kërkon të forcojë raportet e saj me të gjitha qytetet e Shqipërisë”

received_10207973074598902

Në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratitt në prani edhe te ambasadorit italian Alberto Cutillo dhe të autoriteteve vendore është zhvilluar aktiviteti me temë “Shija e Gjuhës Italiane”.

Në Muzeun Etnografik të Beratit nxënësit e shkollave të ndryshme prezantuan prodhime të zonës, projektet e tyre dhe shembuj të biodiversitetit e ushqime të gatuara nga vetë ata.

Nisma është mbështetur nga “Aleanca Slow Food – Kuzhinierë të Shqipërisë” dhe nga “Comunità Radiotelevisiva Italofona” si media partnere.

Në një prononcim për mediat, ambasadori italian, Alberto Cutillo, ka thënë se qëllimi i vizitës së sotme në Berat është, përveç të tjerave, edhe njohja e këtij qyteti, pasuri botërore e UNESCO-s, duke filluar që nga njohja e monumenteve të kulturës e deri tek gatimi tradicional i tij.

Cutillo ka theksuar se Italia kërkon të forcojë raportet e saj me të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku të gjithë sipërmarrësit italian të gjejnë kushte të favorshme për të investuar dhe Berati, sipas tij, është një qytet mjaft i përtshtatshëm për të investuar në sektorin turistik, por edhe për të shfrytëzuar pasuritë e peizazheve dhe agrikulturës së këtij qyteti.

Related posts