Apolonia – Tomori ‘’miqësore’’ pa gola

Apolonia – Tomori ‘’miqësore’’ pa gola

Tomori e ka mbyllur me një barazim pa gola fazën e tretë në Kategorinë e Parë. Ndeshja e luajtur në Fier mes Apolonisë dhe Tomorit është mbyllur në barazim pa gola. Ky rezultat nuk ndryshon asgjë për të dy skuadrat në renditje me Tomorin që mban vendin e tretë kur duhet të luhet edhe një fazë për mbylljen e këtij sezoni.

Ndeshja ka qënë tërësisht e qetë aq sa me shumë se një ndeshje kampionati është dukur një miqësore me dy skuadra që studionin por nuk rrezikonin sa duhet. Pas një pjese të parë pa momente të rrezikshme në të dytën Tomori ka patur mundësitë më të mira për të shënuar me Hysenin dhe Paja por pa rezultat.

Apolonia 0-0 Tomori

Gola: Nuk ka

Related posts