Barazim në Strumnicë për Shqipërinë

Barazim në Strumnicë për Shqipërinë

Shqipëria ka barazuar në transfertën ndaj Maqedonisë luajtur në Strumnicë. Një ndeshje e shumëpërfolur në shtyp edhe për shkak të rivalitetit me fqinjët por edhe transferimit në një ministadium është mbyll në ‘’paqe’’.

Ashtu si në Beograd edhe këtu fishkëllehet himni jonë por ata tifozë që ishin aty edhe pse të paktë në numër fishkëllejnë edhe himnin e vendasve.

Pjesa e parë duket jo shumë e qartë për të dyja skuadrat edhe pse Maqedonia krijon më shumë volum loje. Por në fund ky 45 minutësh mbyllet në barazim pa gola.

Pjesa e dytë për ne nis me ndryshime të Panucit në fushë që nisin menjëherë të japin efekt dhe me gol. Sadiku bën mir në të majtë dhe dërgon një top në zonë ku Roshi me kokë e dërgon në rrjetë. Është minuta e 53’ dhe Shqipëria ka kaluar përpara ndërsa vetëm pak minuta më vonë Sadiku humb rastin që do të mbyllte ndeshjen.

Një prekje e pavullnetshme me dorë e Roshit na jep një penallti kundra që Trajkovski e shënon dhe barazon shifrat. Pavarsisht përpjekjeve kjo ndeshje mbyllet në barazim dhe Shqipëria bën një hap të rëndësishëm për vendin e tretë.

Related posts