Basha: Fund tranzicionit 30-vjeçar në Arsimin e Lartë me modelin tonë europian

Basha: Fund tranzicionit 30-vjeçar në Arsimin e Lartë me modelin tonë europian

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tryezën e organizuar me pedagogë, profesorë dhe akademikë ka paraqitur disa prej ndryshimeve të cilat opozita e sotme do të realizojë në Arsimin e Lartë, por jo vetëm.

Basha shprehet i bindur se PD do të vijë në pushtet, duke dhënë disa premtime të lidhura veçanërisht me aspektin financiar, për të krijuar një model të ri në arsim, të cilin ai e quan europian.

Premtimet e Bashës për ndryshimet në arsim:

1. Ligji i ri i arsimit të lartë nuk do të jetë produkt i PD, i konsultuar më pas me ju, por do të jetë produkt i përbashkët, me pjesëmarrjen e të gjithë ekspertëve që përfaqësojnë të gjitha rrymat e mendimit. Ligji, që ne do të bëjmë gati në muajin tonë të parë të qeverisjes, do të përfaqësojë jo vetëm zgjidhjet më konsensuale, por edhe europiane për të ndalur kolapsin ku na ka sjellë ligji klentelisto-sovjetik që kemi sot.

2. Dyfishimi i buxhetit është përgjigja jonë politke, ëahtë zotimi ynë për të ndalur krizën dhe kolapsin e arsimit të lartë.

a) Brenda këtij dyfishimi perfshihet infrastruktura universitare, bibliotekat, laboratorët, përditësimi teknologjik të universiteteve dhe konviktet.
b) Dyfishimi i buxhetit përfshin politikën e pagave konkuruese, të paktën me rajonin, i pedagogëve.
c) Do të trajtohet subvencionimi i plotë i tarifave për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë ne muaj apo subvencionimi i pjesshëm i tarifave universitare i studentëve që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj. Asnjë i ri, që ka vullnetin të studiojë, por nuk ka mundësi financiare, nuk do të mbetet jashtë universitetit.

3. Arsimi parauniveristar. Çfarëdo reforme të ndërmarrim në arsimin e lartë, arsimi parauniversitar është përcaktues. Shumë shpejt do t’i rikthehemi kësaj tryeze për t’ju bërë të ditur pikëpamjet tona, programin tonë dbe për ta pasuruar atë së bashku me ju.

4. Çdo hap abuziv që është hedhur me pronat e universiteteve, siç po bëhen lojra për të kthyer kampusin universitar në një projekt tjetër korruptiv apo edhe lojra të tjera kudo që bëhen, do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Çdokush që do të luajë sot me fatin e universiteteve, do të trajtohet në mënyrën më të rreptë nga ligji. Për këtë ka zotimin tim sot. Nuk do të tolerohet asnjë tjetërsim i pronës universitare dhe do të goditet me ashpërsinë më të madhe.

5. Për personat me aftësi të kufizuar, të verbërve, personave që janë plotësisht të deprivuar për shkak të pamundësisëë ekonomike, angazhimi i PD është i qartë: ato fonde që u janë hequr familjeve në ndihmë ekonomike, trajtimi i 2 shoqatave si të nënës dhe 3 shoqatave si të njerkës, për faktin e vetëm se në 2 shoqata kryesia kontrollohet nga rilindja dhe 3 të tjerat janë jashtë kontrollit të saj, këto praktika do të marrin fund.

Ne po luftojmë jo vetëm të sjellim PD në pushtet, por të sjellim modelin europian, shërbyes të barabartë, në bazë të ligjit dhe jo të vullneteve personale. Ky është transformini për të cilin po luftohet dhe për të cilin kemi thirrur të gjithë shqiptarët në betejë.

Gabohen ata që mendojnë se betejën e bëjmë vetëm për rotacion politik. Rotacionin politik do të vijë dhe nuk ka forcë ta ndalë. Per këtë nuk ka asnjë diksutim. Ne nuk po luftojmë për një rotacion politik, që, i përkthyer në dy fjalë, do të thotë:

• Fund tranzicionit prej 3 dekadash.
• Standarde europiane në demokraci, në zgjedhje, në shtetin e së drejtës, në ekonomi, në shëndetësi,në arsim, e në veçanti në arsimin universitar.

Related posts