Basha të martën në Berat, PD-ja ndez motorët e fushatës elektorale

Basha të martën në Berat, PD-ja ndez motorët e fushatës elektorale

“Ditën e martë, më 4 tetor 2016, ora 17:00, në ambientet e hotel “Turizmit” (kati i 1-rë), kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvillon një takim me strukturat e degës së Partisë Demokratike në Berat.”

Kështu thuhet në një njoftim për shtyp, që dega e PD-së së Beratit ka nxjerrë ditën e sotme për mediat lokale.

“Ky takim, – thuhet më tej, – vjen në një kohë që kryetari Basha ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë.”

Ndërkohë që kanë ngelur më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ky takim i kryedemokratit Basha duket më tepër si një ndezja motorësh për fushatën elektorale që po troket në derë.

received_10209213377594569

Related posts