Bashkia Berat zhvillon analizën e punës për vitin 2018

Bashkia Berat zhvillon analizën e punës për vitin 2018

U zhvillua në sallën e konferencave analiza vjetore për vitin 2018, në të cilën drejtoritë përkatëse të Bashkisë së Beratit ballafaquan objektivat dhe realizimet në secilën prej tyre.

Në këtë analizë vjetore ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut të Beratit, z. Harilla Dafa.

Drejtorët e drejtorive kishin përgatitur një analizë të detajuar për performancën e punës së tyre gjatë vitit 2018, duke parashtruar realizimet, shifra e fakte, synimet e tyre, parë këto në një këndvështrim analitik e krahasues.

Prezantuan me radhë analizën e tyre të paraqitur në grafikë, tabela, foto, të gjitha drejtoritë.

Ne analize u theksua trendi rritës per sa i takon realizimit të të ardhurave, sherbimeve publike, zbatimit të projekteve të ndryshme me mbështetjen e donatorëve, por edhe me fondet e bashkisë, si dhe vështirësitë e hasura në disa sektorë të veçantë, ku u kërkua më tepër impenjim nga punonjësit e sektorëve përkatës në realizimin e objektivave vjetore.

Pas prezantimeve të drejtorive, e mori fjalën Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, i cili vlerësoi performancën e mirë të disa drejtorive, puna e të cilave krahasuar me vitin paraardhës ka njohur një rritje të treguesve të saj, por pa ngurruar të kritikojë disa sektorë të veçantë, të cilët duhet të ishin treguar më efikas, më të vendosur, më aktiv dhe më impenjativ në punën e tyre.

Kryebashkiaku Sinaj kërkoi nga administrata e bashkisë që të rrisë frymën e bashkëpunimit jo vetëm midis drejtorive të institucionit, por edhe me qytetarët, në mënyrë që t’iu përgjigjen në kohë dhe me efikasitet problemeve të tyre, duke shmangur zvarritjet burokratike të ndonjë zyrtari.

Titullari i Bashkisë, z. Sinaj, theksoi ndër të tjera se, edhe pse qyteti ka njohur një zhvillim të gjithashëm në çdo aspekt, do të duhej bërë edhe më shumë, andaj ai i ftoi të gjithë punonjësit e administratës të jepnin maksimumin në realizimin e objektivave, por edhe në përmbushjen e pritshmërive që kanë qytetarët ndaj Bashkisë.

Related posts