Berat, banesat e komunitetit rom nën ujë, banorët: S’kemi më asgjë

Berat, banesat e komunitetit rom nën ujë, banorët: S’kemi më asgjë

Shirat e rrëmbyshëm që sollën edhe daljen e lumit Osum dje shkatuan përmbytje të mëdha në Berat. Teksa lumi u tërhoq gjatë natës, situata paraqitet tejte e vështirë për disa familje të komunitetit rom që jetonin në zonë.

25 shtëpi të këtij komuniteti, të cilat ndodhen në periferi të lagjes “30 Vjetori”, shumë pranë lumit Osum, u përfshin nga uji. Banorët nuk pranuan të largoheshin mbrëmë nga banesat e tyre dhe sot kanë nisur nga puna për pastrimin e banesave, te cilat u perfshin nga uji duke ju permbytur gjithë orendite.

Ata bëjnë apel për ndihmë, ndërsa kërkojnë edhe praninë e kryeministririt që të shohë e të vlersojë nga afër situatën ku nata ndodhen.

Jemi katandisur si mos më keq. Shtëpitë tona janë përmbytur, nuk na ka mbetur më asgjë, mbrëmë e kaluam natën jashtë. Duam që të vijë vetë kryeministri të na shohë si jemi katandisur”, shprehen ata.

Related posts