Berat, ekspozohen për herë të parë 13 ikona të mjeshtërave ikonografë

Berat, ekspozohen për herë të parë 13 ikona të mjeshtërave ikonografë

Në Muzeun Ikonografik Onufri, Berat është hapur për vizitorët ekspozita e veçanta “Thesare të Fjetura”.

“Thesare të fjetura” po ngjall interes tek vizitorët pasi paraqet 13 ikona të pa ekspozuara, të gjitha të dorës së parë, që u atribuohen mjeshtrave ikonografë të shkollës së Beratit.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim i Qendrës Muzeore dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat duke vlerësuar punën e kujdesshme të restauratorëve për mirëmbajtjen dhe kujdesin e këtyre ikonave të ekspozuara.

Specialistët restauratorë të dy institucioneve ditë pas dite u kujdesën ti pastrojnë, restaurojnë dhe në këtë ekspozitë në mjedisin e Muzeut Onufri ia kthyen publikut me tërë shkëlqimin e tyre siç mjeshtërit i krijuan në një paraqitje mbresëlënëse. 

Restauratorët Erion Lezi, Altin Tabaku e Miltiadh Bibo janë ata që e bënë të mundur, me përkushtim e përgjegjësi profesionale duke ju bashkëngjitur traditës më të mirë të restaurimit. 

Ky muzeu ka standarde shumë më të larta konservimi e ekspozimi të koleksioneve ku punohet me një mendësi të re shërbehet me profesionalizëm tregohet më shumë përgjegjësi për të ndryshuar mënyrat e deritanishme si një përpjekje e përhershme e të gjithëve veçanërisht specialistëve për ta përmirësuar e transformuar vazhdimisht në një muze bashkëkohor, një muze të shek XXI.

Related posts