Berat, finalizohet me sukses operacioni “AZILANTI 3”, arrestohen nga policia 3 shtetas

Berat, finalizohet me sukses operacioni “AZILANTI 3”, arrestohen nga policia 3 shtetas

Më datë 07.05.2016, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, mbi bazën e një hetimi 3-mujor, u finalizua me sukses operacioni “AZILANTI 3“.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.    Shefit A., 50 vjeç, banues në Berat,
2.    Ylli M., 54 vjeç, banues në  Permet,
3.    Gëzim D., 38 vjeç, banues në Berat,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në shtetin grek, shtetas të ndryshëm nga qyteti i Beratit kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Më konkretisht më 07.05.2016, janë kapur në pikën kufitare të 3 Urave Përmet duke kaluar në mënyrë të paligjshme, një shtetase nga qyteti i Beratit kundrejt një shume prej 400 euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
·    2 automjete,
·    9 aparate celulare,
·    495 euro,
·    4 pasaporta biometrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/ 3 i Kodit Penal.

Related posts