Berat, goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas

Berat, goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.S, 30 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, i’u gjetën 302 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Related posts