Berat, kthehet në identitet një tjetër banesë monument kulture

Berat, kthehet në identitet një tjetër banesë monument kulture

Ka përfunduar ndërhyrja emergjente në restaurimin e murit rrethues të gurit i banesës së familjes Xali ,në lagjen Kala Berat.

Specialistët e mirëmbajtjes pastruan dhe sistemuan pjesën e gurëve të rënë si dhe shqepjen e pjesës së harkuar e cila rrezikonte shembjen. Ndërhyrja përfundoi me ngritjen e murit të ri të gurit.

Mirëmbajtja e këtyre banesave është një punë e shkëlqyer që bëhet nga specialistët për të ruajtur këto banesa të cilat përçojnë traditën dhe identitetin e vendit tonë.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.

Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar, që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës. 

Related posts