Berat, kur do të marrë fund kjo maskaradë mjedisore?

Berat, kur do të marrë fund kjo maskaradë mjedisore?

FB_IMG_1460284491250

Nga Mentor Kikia

Kush do ta ndalojë këtë maskaradë mjedisore? Nuk e dimë se në cilin vend të botës mund të ndodhë kjo! Në Evropë jam shumë i sigurtë që jo, në asnjë cep, në asnjë ‘’rrëzë”. Makina e Bashkisë Berati, qytetit turistik nën ruajtjen e UNESCO-s, mbledh mbeturinat në qytet dhe i shkarkon mu në lumë, pa asnjë hezitim, pa asnjë mëdyshje, pa u fshehur fare. Thjesht në mes të ditës. Mu aty, në ujërat e Osumit, tek ai lumi ku është parashikuar të ndërtohet një ishull turistik. Lumi i shtyn përpra ato që mund të shtyjë, duke i dërguar në det. Të tjerat ngecin rrugës, qeset që mbushin degët e pemëve, ndërsa të tjera që precipitojnë në shtratin e lumit. Asgjë më pak se një krim mjedisor që duhet të dërgojë njerëz në burg. Por burgu nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë (nuk dihet edhe përsa sa kohë) për pushtetarët në këtë vend.
Kryetari i bashkisë ishte i qetë dhe i qartë: “Nuk kemi landfill. Këtu i hedhim qe prej vitit 1985”- pra, prej me shumë se 30 vjetësh
Nuk ka ngelur pus nafte e gropë miniere pa ju gjetur zgjidhja dhe pronari. Këtë masakaradë nuk po e merr askush përsipër ta ndalojë. Edhe protestë në Parlamentin Europian bëri një eurdodeputete kroate për plehrat shqiptare që dërgojnë rrymat detare në brigjet kroate, por ne as u skuqëm as u nximë.

Related posts