Berat, Peleshi: Jemi të shëmtuar në pikëpamjen e zhvillimit të territorit

Berat, Peleshi: Jemi të shëmtuar në pikëpamjen e zhvillimit të territorit

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka qenë pasditen e së enjtes në Berat, ku u zhvillua Forumi Urban.

Gjatë fjalës së tij, veç të tjerash, Peleshi u shpreh se: “Sot, edhe pse jemi më të pasur, jemi më të shëmtuar. Më të shëmtuar nga pikëpamja e zhvillimit të territorit.”

Më tej zëvendëskryeministri Peleshi ka vijuar: “Sot, kur mundësitë tona janë të kufizuara, ne duhet të ekonomizojmë dhe të shtojmë energjinë publike dhe private, – tha ai. – Pavarësisht se Berati është sot më i bukur për t’u vizituar, ne duam të vazhdojmë të inkurajojmë biznesin dhe privatin që të investojnë në të.

Kur vetëdija dhe shpirti janë të çoroditur, edhe ajo që zhvillohet është e shëmtuar. Ne kaluam nga një sistem në një tjetër dhe e keqkuptuam publiken, që e përbashkëta mund të preket nga të gjithë. Por, pikërisht këtu ndryshon filozofia jonë me të shkuarën. Ne duam të kthejmë fizionominë qytetare, ndaj investuam 88 milionë lekë për këtë qëllim. Këto nuk ishin operacione kozmetike, por një investim rrugor dhe estetik për qytetet, që demostron kulturë. Dhe ne nuk do të mbështesim thjesht një projekt të ofruar nga bashkitë, por do të mbështesim me grup dhe studio arkitektësh, çdo projekt të tyre,”- përfundoi Peleshi.

Related posts