Berat, plane lokale veprimi në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar

Berat, plane lokale veprimi në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar

Aksesi për personat me aftësi të kufizuara, shërbimet shoqërore, arsimi, shëndetësia, punësimi e formimi profesional për ta, sikundër edhe pjesëmarrja në jetën publike e politike dhe barazia para ligjit ishin në fokus të tryezës së rrumbullakët të organizuar sot në bashkinë e Beratit. 

Tryeza u organizua në kuadër të projektit ”Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara përmes planeve lokale të veprimit”, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) me mbështetjen e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes ANTTARC.

Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve vendore në fushën e aftësisë së kufizuar dhe hartimi i planeve lokale të veprimit, synojnë të realizojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në komunitetet ku jetojnë përmes bashkëpunimit dhe praktikave gjithëpërfshirëse.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Punës, Zyra Vendore Arsimore, PAK, DSHP, Shoqëria Civile dhe OJF-të, nga Shërbimet Shoqërore dhe Shëndetësore, e pranishme gjithashtu ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo. 

Related posts