Berat, rehabilitohet rruga e Teqesë

Berat, rehabilitohet rruga e Teqesë

Në çdo lagje të qytetit të Beratit dhe njësi administrative vazhdon rehabilitimi i infrastrukturës rrugore.

Bashkia e Beratit bën të ditur se “punonjësit e firmës së kontaktuar për zbatimin e punimeve të parashikuara aktualisht janë duke punuar në rrugën e Teqesë, lagjja “Dëshmorët e kombit””.

Sipas projektit të hartuar, në rehabilitmin e plotë të kësaj rruge me një sipërfaqe prej 1400 m2 përfshihen kryerja e punimeve në kalldrëmin ekzistues, në sistemimin e plotë të kanalizmit të ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe në rishtrimin me kalldrëm të rrugës përkatëse.

Kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, inspektoi dhe pa nga afër punimet e kryera për përmirësimin e kësaj rruge, ku kërkoi nga drejtuesi i punimeve zbatimin me korrektësi dhe cilësi të këtij projekti.

Bashkia e Beratit ka përgatitur një program pune të detajuar për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore për çdo njësi administrative dhe lagje të qytetit.

Related posts