Berat, rruga e shkatërruar bllokon banorët e 5 fshatrave

Berat, rruga e shkatërruar bllokon banorët e 5 fshatrave

Screenshot_20180110-103731Screenshot_20180110-103718Screenshot_20180110-103656Janë 5 fshatra në qarkun e Beratit të cilat ndodhen vetëm 15 kilometra larg qytetit të Beratit, por rruga që i lidh këto fshatra me qytetin e Beratit nuk ka parë kurrë investim dhe e bën të vështirë qarkullimin për lëvizjet e përditshme.

Fshatra: Malinat, Zhitom, Qorraj dhe Teman, ku 400 familje vuajnë pasojat e gjendjes së keqe të rrugës. Kjo zonë është një nga më të pasurat në bashkinë e Beratit për prodhimin e frutave dhe ullinjve, por vetëm një pjesë e tyre arrijnë me mjaft vështirësi në treg.

I vetmi mjet i transportit që qarkullon në këto fshatra është një mikrobus, i cili shpesh prishet si pasojë e gropave të mëdha, ndërsa banorët detyrohen të ecin në këmbë. E njëjta situatë ka ndodhur dhe këtë fillim jave ku banorët, përfshi dhe nxënësit e shkollave kanë udhëtuar një orë rrugë në këmbë.

“400 familje kalojnë në këtë rrugë, i bëjmë thirrje qeverisë nuk duam as bukë as punë duam vetëm rrugën,” tha një banor.

“U prish autobusi dhe fëmijën me çfarë ta marr në shtëpi në këmbë, djali na sëmuret dhe ka raste që e biem në krah, në spital ikim në këmbë,” shpjegoi nëna e një nxënësi.

“Kërkojmë vetëm rrugën nuk kërkojmë asnjë gjë tjetër, prodhimi na bllokohet dhe prishet për shkak të mungesës së rrugës,” tha një zonjë.

Si në shumë raste të tjera edhe këtë herë Bashkia e Berati arsyetohet se nuk ka fonde të mjaftueshme për të ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Banorët shprehen se në kohë zgjedhjes premtimet janë të shumta, por pas tyre nuk duket më njeri.

Related posts