Berati për herë të parë me radio

Berati për herë të parë me radio

“Radio Green Albania, një pjesë e rëndësishme e projektit: “Preserve and enhance sustainable tourism in Lalzi Bay and Berat” realizuar nga Iscos Lombardia me financimin e CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund), u instalua edhe në Berat, duke përfshirë zërin e çdo nxënësi, pjesë e strukturave mësimore pranë DAR Berat.” – thotë në një postim në rrjetit social facebook drejtori i DAR-it Berat, Selman Hodaj.

Një përqasje e veçantë e përcjelljes së informacionit, e cila domosdoshmërisht do të ndikojë në përmirësimin kulturor e intelektual të nxënësve e më gjërë. Duke besuar kështu, që fëmijët/nxënësit tashmë do të kenë një tjetër burim argëtimi dhe edukimi!
Ndërkohë, Drejtoria Arsimore Rajonale Berat, në bashkëpunim me Paola Bordi dhe Marco, janë duke kryer përzgjedhjen dhe tranjimin e nxënësve, të cilët do të jenë gazetarët, që do të menaxhojnë këtë nismë edukative-kulturore…!
Duke filluar nga dita e sotme, Radio Web Albania, gjëndet lehtësisht në këtë adresë elektronike: www.radiogreenalbania.org

Related posts