Beratinews, aty ku qyteti do të marrë formë

Beratinews, aty ku qyteti do të marrë formë

Namir Lapardhaja

U bënë disa vjet që qytetit të Beratit i mungon një media e shkruar.

Të gjitha nismat e mëparshme për një media të tillë kanë dështuar në mënyrë shembullore.

Mirëpo, një qyteti si Beratit, me gjithë lashtësinë dhe vjetërsinë që mbart mbi supe nuk mund t’i mungojë një dritare e fjalës së lirë, ku qytetarët e tij të shprehen hapur për të gjithë problematikat e tyre.

Në mungesë të versionit print për një gazetë të përjavashme, ne së bashku me një grup miqsh, gazetarë dhe dashamirës, morëm këtë nismë, e cila pa kontributin e çdonjërit që ka lidhshmëri me Beratin nuk mund të eci përpara.

Duke qenë se jetojmë në botën e internetit dhe medias online, e pamë të arsyeshme ndërmarrjen e kësaj nisme, në të cilën synojmë ta shohim qytetin në të gjitha dimensionet e tij: drejt, anësh, lart, poshtë, skiç.

Beratinews.com synon të jetë jo vetëm i paanshëm dhe i pavarur, por synon që në pak kohë të mbledhë rreth vetes çdo qytetar beratas që ka lidhje me qytetin, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, për të dhënë kontributin e tij, qoftë me shkrime, qoftë me komente, analiza, reportazhe, kronika, foto-lajme, njoftime, reklama etj.

Si përfundim, kam një ftesë për këdo që ka dëshirë dhe mund të thotë diçka, most ë hezitojë të na shkruajë dhe të bëhet bashkëpunëtor për diçka që na përket të gjithëve.

Related posts