Çahet saraçineska kryesore, i gjithë qyteti i Beratit pa ujë

Çahet saraçineska kryesore, i gjithë qyteti i Beratit pa ujë

FB_IMG_1510672784610Saraçineska kishte funksionin e tubit f/160, tubi kryesor që furnizon qytetit. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 10:30 kur në sheshin kryesor quajtur “ Harmonia fetare” ku  uji i pijshëm ka vërshuar me shpejtësi, duke krijuar një shatërvan në qendrën e qytetit.

Kjo situatë ka vijuar më shumë se një orë, ku uji i pijshëm ka vërshuar nëpër rrugë.

Më pas për kanë ndërhyrë specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Berat-Kuçovë dhe ata të Mirëmbajtjes së Rrugëve pranë Bashkisë së qytetit.

Punonjësit kanë marë masa për mbylljen e saraçineskës kryesore që furnizon me ujë këtë pjesë të qytetit, dhe nisën nga puna për vendosjen e saraçineskës së dëmtuar.

Kjo ka sjellë mungesën e ujit të pijshëm, deri në momentin që janë marrë masa nga specialistët e ujësjellësit.
Uji ka shkaktuar përmbytjen e rrugës, duke sjellë vështirësi për kalimin e automjeteve gjatë mëngjesit të kësaj të marte.

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, Lulzim Sino ka shpjeguar për Report TV, se ky problem ishte një avari e çastit, si pasojë e shtimit të prurjeve dhe të tilla defekte ndodhin shpesh.

Related posts