DAP anulon konkurset, Rama: Vendet bosh janë për ekselentët

DAP anulon konkurset, Rama: Vendet bosh janë për ekselentët

Departamenti i Administratës Publike prej disa kohësh ka anuluar konkurrimet për vendet vakante të punës.  Një studente nga Shkodra, e cila kishte përfunduar arsimin e lartë për veterinere tha se është njoftuar për konkursin dhe se më vonë i është komunikuar me e-mail se kjo procedurë nuk do të zhvillohet, ndërkohë që në Drejtorinë Rajonale, Bujqësore të Shkodrës janë 4 vende vakante.

Vajza e pyeti shefin e qeverisë se përse ndodhi kjo gjë. Kryeministri tha se një nga arsyet është se 4 vendet vakante janë për studentët e ekselencës, të cilat nuk do i nënshtrohen konkurrimit për vendin e punës, pasi e fitojnë në mënyrë automatike.

“Ato vende janë për ekselentët. Sorry nëse nuk je si ata! Ata kanë më shumë avantazhe. Tani nuk e vrasin mendjen se e kanë vrarë për vite të tëra duke ndenjur mbi libra. Ky do jetë një proces i konsoliduar. Në administratën publike do futen më të mirët dhe jo ata që kanë mik. Në këtë segment kohor, avantazhin e kanë ata që janë më të mirët, për herë të parë pas 30 vjetësh”, tha Rama.

Top Channel

Related posts