DAR Berat prezanton vendet e lira të punës, pas daljes së rezultatve të testimit të mësuesve

DAR Berat prezanton vendet e lira të punës, pas daljes së rezultatve të testimit të mësuesve

DAR Berat, ka prezantuar përpara drejtuesve të shkollave, mësuesve, përfaqësueve të pushtetit vendor dhe komunitetit procedurën e punësimit të mësueve të rinj, sipas portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Pas krijimit të një pasqyrimi të përgjithshëm, sipas renditjes së fituesve në testimin “Mësues për Shqipërinë”, drejtori i DAR Berat, Selman Hodaj, prezantoi vendet e lira të punës, duke ftuar mësuesit më të mirë të përzgjidhnin shkollën ku ata dëshironin të jepnin mësim.

Duke dhënë disa shembuj se si do të funksionojë ky portal, Hodaj bëri me dije se, pas testimit të 350 mësuesve në qarkun e Beratit, u kualifikuan vetëm 148 mësues.

Sipas këtyre rezultateve, ka thënë Hodaj, tashmë kemi 64 vende të lira pune në Berat, 99 në Skrapar dhe 26 në Kuçovë.

Related posts