Denaj në Berat: Bujqësia, prioritet për qeverinë shqiptare

Denaj në Berat: Bujqësia, prioritet për qeverinë shqiptare

Mbështetja e një sektori vital për ekonominë e vendit siç është ai i bujqësisë, është prioritet për qeverinë shqiptare. Gjatë vizitës në qytetin e Beratit, ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj u ndal në fermën e prodhimit të fruta-perimeve “Serra Diellore”, një sipërmarrje agrobiznesi e cila administrohet nga bashkëshortët Krenari dhe Juljana.

”Kjo sipërmarrje ka përfituar një financim prej 16 milionë lekë nga AZHBR, ndërkohë që i prezantova mundësinë e aplikimit për të përfituar nga grantet IPARD dhe të Qeverisë shqiptare, si dhe nga programi i mbështetjes së agrobiznesit shqiptar – AASF, i cili ofron lehtësim në nxitjen e partneritetit ndërmjet Institucioneve Financiare dhe Agrobiznesit për mundësi financimi”, – tha Denaj

Related posts