Dënohet gjyqtari Çobo, kërkoi favore seksuale

Dënohet gjyqtari Çobo, kërkoi favore seksuale

Shyqyri Çobo, gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, nuk ia ka dalë të rrëzojë në Apelin e Krimeve të Rënda dënimin e tij për “korrupsion”, shkruan “Panorama”. Sipas Apelit, Çobo i ka kërkuar favore seksuale një gruaje 30-­vjeçare, palë në një proces të gjykuar prej tij, në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj.

Një pesëshe e Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin e dhënë më 9 janar 2017 nga Shkalla e Parë për të. Në këtë gjykatë ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg, ekzekutimi i të cilit u pezullua, duke e lënë gjyqtarin në Shërbim Prove për një periudhë 18­ mujore. Po ashtu, atij iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 5­vjeçare. “Ai e kreu veprën penale në formën e kërkimit të përfitimit të padrejtë, favorit seksual, nga e dëmtuara, palë në proces, duke marrë përsipër kryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij dhe, konkretisht dhënien e vendimit gjyqësor në favor të saj”, argumentonte Apeli në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta.

Vendimi nxjerr në dritë SMS të papublikuara më parë, të dërguara nga gjyqtari drejt numrit të 30­-vjeçares. Sipas Apelit, në përmbajtjen e SMS-­ve, përmes të cilave gjyqtari i kërkonte asaj favore seksuale, nuk janë kursyer dhe citate nga Kurani, shkrimtarë dhe psikanalistë.

Nga mesazhet e gjyqtarit:

‘Pjesë e miqësisë sime janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë( vertikal)….

Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është “Dashuria!”./Panorama

Related posts