Derbi i Prefekturës së Beratit në skaner   

Derbi i Prefekturës së Beratit në skaner  

Tomori – Naftëtari pritet të jetë një ndër sfidat më interesante të kësaj jave në Kategorinë e Parë. Një derbi prefekture që kthehet pas 6 vitesh me skuadra që aktualusht gjenden në pozita krejt të kundërta. Tomori pozicionohet i treti, ndërsa Naftëtari gjendet në fundin e klasifikimit të grupit B. Tomori synon fitoren që me kombinime të rezultateve të Sopotit dhe Dinamos mund të gjenden të pozcionuar të parët e grupit duke treguar synimet për rikthim në Superiore këtë javë. Ndërsa kuçovarët gjenden në pozita aspak komode dhe duken se janë skuadra më e rrezikuar për të lënë këtë kategori. Beratasit edhe këtë javë duket se do të vuajnë sëërish mungesën e Gjatës, ndërkohë një problem më vete është mungesa e portierit të dytë të skuadrës Franci Spahiu pas pezullimit 1-vjecar nga komisioni i disiplinës. Po ashtu, tekniku Memushi i gëzohet rikthimit të mesfushorit Myzyri që ka kaluar pezullimin për kartonin e marrë në sfidën ndaj Bylisit. Në krahun tjetër naftëtarët vijnë me mungesën e Ardian Gegës, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar, si edhe Koroveshi i ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e fundit ndaj Sopotit. Për ta bërë më interesante këtë sfidë vjen edhe një derbi brenda derbit mes dy vlonjatëve në stolat përkatës, Memushi tek Tomori dhe Bifsha tek Naftëtari.

Historiku – Sfida mes Tomorit dhe Naftëtarit është quajtur gjithmonë si derbi më ‘’i nxehtë’’ i prefekturës së Beratit edhe për shkak se dy skuadrat e tjera të kësaj Prefekture. Skrapari dhe Poliçani kanë qënë gjithmonë më inferiore. Tomori jo vetëm me pozicionimin aktual por edhe në histori gjendet shkallë sipër Naftëtarit. Këtë muaj Tomori mbush 91 vite ndërsa Naftëtari është krijuar tre vite më pas. Ndërsa Tomori ka luajtur në Superiore në Kampionatin e Dytë Kombëtar këtë ‘’nder’’ skuadra e naftës e ka arritur vetëm në vitin 1946. Por në periudha të caktuara kohore herë pas here skuadrat i kanë lënë stafetën njëra-tjetrës përsa i përket kulmeve të arritura në histori me Tomorin që mban edhe flamurin e prefekturës. Madje beratasit edhe në përballjet direkte kanë treguar supermacinë edhe pse kjo sfidë mungon që nga viti 2008 kur dy skuadrat në Kategorinë e parë barazonin në Berat.

Ish-ët – Interesant është fakti që shumë futbollist në të shkuarën por edhe sot kanë provuar shijen e të dy fanellave të këtyre skuadrave. Në historikun e këtyre skuadrave emra ,si: Liko Kuçova, Bashkim Sulejmani, Dashnor Dume, Gëzim Gega etj., kanë luajtur për të dyja skuadrat. Por kjo traditë vazhdon edhe sot ku shumë futbollist nga të dyja krahët e kanë provuar edhe fanellën që do kenë kundërshtare të shtunën. Tek Tomori ishët nisin nga stoli pas tekniku Memushi dy sezone më parë ka drejtuar Naftëtarin ndërsa në fushë emra si: Vashaku, Avdo, Kuçi e Dervishi kanë eksperiencat e tyre në Kuçovë po ashtu pjesë e skuadrës edhe një kucovar, si Papa. Ndërsa në radhët e Naftërit janë pjesë A. Gega, Daci dhe Hadaj që sezonin e fundit ishin në Berat.

Tifozët – Njihen dy tifozeri të zjarrta që pritet të mbushin stadiumin ‘’Tomori’’ në mbështetje të skuadrave respektive. Këto tifozeri herë pas here i kanë bërë rivalizim njëra-tjetrës por kur skuadrat kanë luajtur në kategori të ndryshme edhe i kanë dalë në mbështetje njëra-tjetrës. Ndërsa në këtë sfidë pritet që edhe tifozeria të jap një spektakël më vete.

 

Elton Cela

Related posts