A di anglisht Petrit Sinaj, vizita në Kinë e nxjerr zbuluar

A di anglisht Petrit Sinaj, vizita në Kinë e nxjerr zbuluar

p sinaj

Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, është duke zhvilluar një vizitë në një provincë të Kinës.

Në njoftimin për shtyp të bashkisë së Beratit dhe në foton shoqëruese, Sinaj shoqërohet në këtë vizitë nga profesori i nderuar i anglishtes në qytetin e Beratit, Shkëlqim Pupa, përkthyes i përhershëm i delegacionit të OSBE-ODHIR sa herë që ka zgjedhje në qytetin tonë.

Po t’i hedhësh një sy CV-së së Petrit Sinës, e cila gjendet në faqen zyrtare të bashkisë Berat, aty lexon se Sinaj ka diplomë të gjuhës angleze dhe asaj italiane.

Në fakt, në çdo delegacion të huaj ose në vizita jashtë shtetit Sinaj shoqërohet nga përkthyes.

Nuk është ndonjë qamet i madh në di apo nuk di anglisht kryetari i bashkisë, ajo që është me rëndësi eshte se sa të vërteta janë të dhënat e tij në CV-në e paraqitur përpara publikut.

Related posts