Dilema për veshjen në një ditë me shi? Këshilla sesi të kombinoheni

Dilema për veshjen në një ditë me shi? Këshilla sesi të kombinoheni

Nëse sot jeni zgjuar herët dhe jeni në dilemë se çfarë të vishni në një ditë me shi, ne ju japim disa këshilla sesi të kombinoheni.

Në këtë ditë me shi, guxoni të vishni diçka të ndritshme pasi nëse nuk jeni në humor për shkak të motit, një veshje e ndritshme do jua rikthejë atë.

Një çadër e bukur do mund të jetë një aksesor fantastik. Blini një çadër me ngjyra dhe mos përdorni gjithmonë çadrën klasike të zezë.

Një pallto klasike është gjithmonë e përkryer për ditët me shi. Ato janë thelbësore dhe të përkryera për të gjitha rastet në dimër dhe sidomos në ditët me shi.

Jini të kujdesshëm në materialet që ju vishni kur jashtë bie shi. Kamoshi është një material që duhet patjetër përjashtuar duke qenë se dëmtohet nga uji.

Mos rrezikoni prishjen e rrobave tuaj dhe përdorni çizme llastiku ose lëkure dhe mos vishni këpucët ose çantën e kamoshit.

Në të njëjtën kohë, mos u shqetësoni shumë për xhaketën ose xhupin që të jetë i papërshkueshëm nga uji. Nëse keni çadër, ajo do t’iu mbrojë ju.

Related posts