Djegia e mandateve, Bejko: Efekt i një krize besimi në parti

Djegia e mandateve, Bejko: Efekt i një krize besimi në parti

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar ish-Prefekti i Beratit, Roland Bejko, i cili duke folur për vendimin radikal të opozitës për djegien e mandateve, u shpreh se ky vendim erdhi si një kërkesë nga baza e partisë.

“Dorëzimi i mandateve u kërkua nga baza e partisë. Por edhe deputetë e anëtarë të kryesisë e kanë kërkuar djegien e mandateve. Por baza ka qenë ajo që e ka artikuluar këtë kërkesë, sidomos muajt e fundit”, u shpreh Bejko.

Por sipas ish- kandidatit përdeputet të PD, vendimi për djegien e mandateve erdhi edhe si një nevojë për unifikimin e zërave brenda partisë, pasi siç argumenton ai pas daljes nga çadra në 2017-ën, pati një krizë.

“Pas marrëveshjes së 2017-s ka pasur gati një krizë besimi midis lidershipit dhe bazës për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. E PD duhet ta kalonte këtë situatë”, u shpreh Bejko.

Related posts