Djegia e mandateve/ KQZ njofton 18 kandidatë të rinj të opozitës

Djegia e mandateve/ KQZ njofton 18 kandidatë të rinj të opozitës

Pas vendimit të PD dhe LSI-së, për të djegur mandatet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të njoftojë kandidatët e tjerë në listat pritëse.

Ndërkohë, që deri tani nga radhët e LSI-së kanë pranuar të marrin mandatin 13 kandidatë dhe nga listat e PD-së, 3 kandidatë, sot KQZ ka njoftuar edhe 18 kandidatë të tjerë nga listat e opozitës për të marrë mandatet.

Kandidatët e njoftuar nga KQZ-ja kanë 10 ditë afat për të dorëzuar formularët e vetdeklarimit.

Kandidatët e thirrur nga KQZ:

-Fatmir Guda dhe Kristiano Koçibelli nga PD Korçë

-Luigj Gjergji dhe Klajti Reci nga PD Lezhë

-Lorenc Danaj nga PD Vlorë dhe nga PD Dibër, Halil Jakimi

-Olsi Cukaj dhe Dilaver Kamberaj nga PD Fier

-Prel Gjoni, Isuf Meta e Arvit Bushati nga PD Shkodër

-Dorjan Teliti nga PD Tirana

-Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi nga PD Durrës

-Petrit Vargu nga LSI Tiranë dhe Edlira Çekrezi nga LSI Elbasan

-Taulant Vrapi nga LSI Berat

-Brunilda Paskali nga LSI Korçë

Related posts