Drejtori i Arsimit Berat merr postin e rëndësishëm. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Drejtori i Arsimit Berat merr postin e rëndësishëm. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Nga Selman HODAJ* –

Znj. Besa Shahini në një telefonatë të artikuluar bukur dhe profesionale me la të kuptoja që kishte marrë vendimin se do te vazhdoja pasionin tim si drejtor i përgjithshëm i arsimit parauniversitar.

Nëse kjo quhet meritë apo arritje, ka shumë njerëz të cilët meritojnë të jenë pjesë e suksesit.

Nuk po u them se ku e nisëm rrugëtimin tonë dhe ku kemi arritur, por dua tju garantoj se këtë sfidë apo vlerësim unë dua ta kthej në një mundësi për ti shërbyer Atdheut tim!

Janë shumë njerëz, nxënës, prindër, mësues, drejtues dhe qytetarë të cilët dua ti falenderoj pa masë dhe ti përqafoj sa mundem!

Një gjë është e sigurtë, arsimi do të shënojë një cilësi tjetër!

Sigurisht unë nuk po shkoj aty për të ndryshuar botën, por bota ndryshon duke filluar me nje shembull të mirë dhe unë do jem i tillë.

Nuk do më duhet një zyrë komode, kafe, ujë apo leter higjenike, më mjafton vetëm mundësia e artë për ti shërbyer vendit tim dhe unë do ta bëj me çdo sakrificë.

Faleminderit qytetit tim!

Një ditë do te kthehem sërish mes njerëzve më të mirë të botës, në Beratin tim !

Related posts