Drejtoria Vendore e Policisë Berat/ Ja analiza e një jave

Drejtoria Vendore e Policisë Berat/ Ja analiza e një jave

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës që lam pas nga Strukturat e DVP Berat janë proceduar penalisht 21 shtetas, nga këta: 10 të arrestuar, 1 i ndaluar dhe 10 të proceduar në gjendje të lirë.

U finalizua me sukses operacioni “Vëzhgimi” ku u arrestua 1 shtetas, 4 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 1 për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”

Janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Nga ana e patrullave të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset ku vetem gjatë 1 jave janë evidentuar në gjendje të dehur osa pa dëshmi 8 shtetas nga të cilët 3 shtetas janë arrestuar dhe 5 proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë vendosur 335 masa administrative për shkelsit e Kodit Rrugor.

Gjithashtu po vijojn takimet sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe zbatimi i programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme” me nxënësit e klasave të gjashta.

Policia e Beratit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimatin tuaj.

Related posts