Droboniku emocionon në New York me “Mrekullinë e lumit Hudson”

Droboniku emocionon në New York me “Mrekullinë e lumit Hudson”

Regjisori dhe piktori Vlash Droboniku rrëfen pjesëmarrjen në festivalin “International Filmmaker” në New York, shqiptaren e suksesshme pas këtij eventi gjigant, si dhe takimin me Kristaq Dhamon e të tjerë

Historia e pilotit Chesley Sullenberger që në 2009-ën së bashku me ekuipazhin e fluturimit 1549 të US AIRVAYS, i shpëtuan “sulmit” të një grupi të madh zogjsh, është jetësuar në “Mrekullinë e lumit Hudson”. Autori është regjisori e piktori Vlash Droboniku, e gjuha e këtij rrëfimi është animacioni. Një film që ka emocionuar publikun e kineastët në “International Filmmaker Festival” si dhe ka mundur të kryesojë në kategorinë “Bes animation”. Regjisori rrëfen për “Shekullin” se si u përzgjodh mes 600 filmash në këtë kompeticion ndërkombëtar, ku morën pjesë 36 vende të botës. Droboniku “zbulon” shqiptaren e suksesshme të Kosovës që qëndron pas këtij eventi gjigant, si dhe emocionet e takimit me mjeshtrit e kinematografisë si Kristaq Dhamo e bashkëkombës të tjerë.

Zoti Droboniku jeni bërë pjesë e “International Filmmaker Festival”, një festival me përmasa ndërkombëtare që ka si themeluese një shqiptare të Kosovës. Mund të na tregoni diçka më shumë rreth kësaj eksperience?

Kishte disa kohë që stafi i festivalit “International Filmmaker” në New York më kishte lajmëruar, se isha pranuar në këtë event me filmin tim të animuar “Hudson River Miracle” në këtë edicion të tetë. Një lajm si ky më entuziazmoi dhe e prisja me padurim  pjesëmarrjen time në këtë ngjarje të rëndësishme me përmasa ndërkombëtare, që e ka zanafillën e tij në 2012-ën. Për më tepër që iniciatorja dhe ideatorja e këtij festivali është znj. Mrika Krasniqi, një personalitet i mirënjohur për kontributin e saj në kinematografi, si regjisore, skenariste e producente, si dhe në sferën e kulturës e jetës sociale. Një kineaste e vlerësuar edhe me çmime të rëndëisshme si “Women of the Year” nga US Congres, “Best director” për filmat e saj, si dhe  “Ambasador for the Peace”.

Si ishte takimi mes kineastësh shqiptarë në një event të tillë?

Mbrëmjen e 19 majit, datë në të cilën u zhvillua festivali u pritëm nga znj. Mirka, e cila na uroi mirëseardhjen. Unë isha i shoqëruar me vajzën time Brisildën, dhe e kishim ndërmarrë këtë udhëtim nga shteti Wisconsin. Biseda jonë u përqendrua tek festivali, si dhe tek fakti se ky edicion pati një pjesëmarrje të gjerë. Në këtë edicion, të quajtur “Cinema without border” morën pjesë 600 produksione nga 36 vende të botës, prej nga u përzgjodhën 58 filma të zhanreve të ndryshme kinematografike.Sponsored by Revcontent

Nga ky udhëtim, që na dha mundësinë të shijonim mrekulli nga Neë Yorku do të veçoja dhe mbrëmjen magjike në Time Square dhe Rock Feler, si dhe ndalesën në Statujën e Lirisë. Të nesërmen, në mesditën e 20 majit vizituam edhe sallat e Producer Club Theater. Surprizë e bukur dhe e papritur ishte takimi me miq të hershëm, si zotin Kristaq Dhamo, regjisorin e vlerave, drejtuesin artisti e mësuesin e një plejade regjisorësh në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”. U përqafuam të përmalluar. Ai kishte ardhur me familje e tij, e më tha: “Ja, erdhëm për ty Vlash”. U ndjeva vërtet i lumtur. Qëndruam pranë njëri tjetrit, ashtu me duart shtrënguar. Mandej filloi vizionimi.

Ç’mund të na thoni rreth përmbajtjes së filmit tuaj dhe impresionist që ju lanë produksionet e tjera pjesëmarrëse?

U shfaqën filma të bukur të realizuar me sisteme digjitale dhe ide bashkëkohore. Filmi im ka si subjekt aktin heroik të pilotit Chesley Sullenberger dhe ekuipazhit të US AIRVAYS Flight1549, që në 15 janar të 2009-ës, të goditur nga një grup i madh zogjsh detyrohet të ulet në lumin Hudson, duke shpëtuar jetën e 155 njerëzve. Ky film më kushtoi 3 vjet punë, mes 6000 vizatimeve me pastel në teknikën e metamorfozës. Shoqërohet me muzikën origjinale të kompozitorit të mirënjohur shqiptaro-amerikan z. Aleksandër Vezuli, tingujt e së cilës i jepnin filmit një forcë dhe emocione të veçanta. Pas vizionimit, përveç përqafimeve e duartrokitjeve, kujtoj fjalët e profesoreshës sime të historisë së artit znj. Dhorka Dhamo: “Vlash, ndihem e përlotur”. Aasaj dite i shtoj lumturinë e përjetuar mes bisedave për kinematografinë, kujtimeve, si dhe drekën që më shtruan me dashamirësi me të bijën Delinën.

Emocione që kanë zgjatur për tre ditë, deri në finalen e 21 majit…

Ditët e tjera u pasuan me mbresa vizionimi e takimi mes miqsh. Si ai me shkrimtarin Pierre Simsia me banim në New York. Një takim me përlotjeve, buzëqeshjesh, bisedave për letërsinë, artin e Beratin tonë të mrekullueshëm. Mandej vizita në Metropolitan, pranë veprave të Rodenit e Van Gogut më vijnë si në ëndërr. Po aq me emocion kaloi takimi me poeten Iliriana Sulkuqi, që u shoqërua me një buqetë trëndafilash dhuratë nga stafi mësimor e nxënësit e Shkollës Shqipe të Philadephia-s,  në 15-vjetorin e të cilës u shfaq filmi im./shekulli

Related posts