Droboniku shpallet trajneri më i mirë

Droboniku shpallet trajneri më i mirë

Faqja FK Tomori Albania që funksionon edhe për të bërë njoftimet zyrtare të klubit në ditët e fundit të vitit hapi edhe një votim për trajnerin më të mirë. Një votim për trajnerin më të mirë të vitit duke përfshirë pesë trajnerët që kanë drejtuar Tomorin në këtë periudhë: Bledar Sinella, Gentian Stojku, Iken Droboniu, Santiliano Dule dhe Gersi Arbri.

Gjatë këtj votimi që qëndroj i hapur për një javë janë bërë 330 vota nga sportdashësit beratas. Trajneri më i votuar është shpallur Iken Droboniku që e drejtoj skuadrën në 7 ndeshje gjatë fazës së tretë të sezonit të shkuar. Gjithashtu Droboniku është edhe trajneri i skuadrës së Tomorit U19, me të cilën udhëheq edhe grupin B në Kategorinë e Parë të moshave. Në këtë votim ai ka grumbulluar 159 vota ose 48% të votive.

26165370_1977218342296333_8141001431590331467_n

Pas tij është renditur edhe trajneri i fazës së parë të këtij sezoni Santiliano Dule. Ai drejtoj skuadrën  në tetë takime ku u evidnetua për tre fitore në po aq ndeshje në transfertë. Ai ka marrë 135 vota ose 41% të tyre.

I treti është shpallur tekniku aktual i skuadrës Gersi Arbri. Ai e ka drejtuar skuadrën në tre takime duke arritur dy fitore një në shtëpi ndaj Naftëtarit dhe një transfertë me Shkumbinin. Arbri do të jetë edhe timonieri i parë për vitin 2018 dhe në krah të tij edhe zëvendësi Agalliu.

Ndërsa dyshja e trajnerëve jabanxhinj janë renditur në vendin e katërt dhe të pestë me Sinellën që ka marrë 11 vota dhe Stojku vetëm 3 të tilla.

Related posts