E fejuara, Drita Kosturi: Si u vra Qemal Stafa

E fejuara, Drita Kosturi: Si u vra Qemal Stafa

Drita Kosturi, e fejuara e heroit tregon 56 vjet pas vrasjes enigmen e asaj dite.

Qemal Stafa vrau veten

Nga 4 deri ne 5 maj 1942. Oret e fundit te djaloshit 22 vjecar, eksponent I rendesishem I komunizmit shqiptar. Si e rrethuan, pse nuk iku, kush e dekonspiroi bazen dhe kush qene tre personat e vetem qe e dinin ate. Radiografia e nje vrasjeje te paralajmeruar.

“Une u ngrita rastesisht ne kembe dhe vetem pak metra larg dritares dallova njerez te armatosur. Qeme te rrethuar, ky ishte mendimi I pare qe me erdhi nder mend dhe qe ja kumtova me ze te larte Qemalit”. E mplakur dhe e lodhur, Drita Kosturi, ish militante komuniste dhe e fejuara e Qemal Stafes, perpiqet te rikujtoje mengjesin e larget te 5 majit 1942. 56 vjet me pas ajo ruan ne kujese edne detajet e asaj dite te frikshme. Qe nga moment I ikjes e deri tek mbremja, kur me se fundi, e kuptoi qe e kishte humbur te dashurin e saj. Por pa kuptuar, se ajo dite, kishte ndryshuar edhe jeten e saj te mepasme. Ishte 22 vjec dhe gjithe vietet e ketejme do te shenjoheshin thelle nga krismat dhe dhimbja e 5 majit 1942. Burgu, ilegalitetit, jeta e shkurter ne liri pas luftes, burgu I dyte, internimi 40 vjecar dhe me pas vitet e demokracise do ta mbaninm mbi vete vulen e te fejuarit te saj inteligjent, djaloshit 22 vjecar, qe kishte humbur jeten ne nje breg te lumit te Tiranes. Duke lene pas plot pikepyetje, te afta per te trazuar format e dobeta te histories se Shqiperise. Kush I lajmeroi italianet dhe pse pas arratisjes te gjithe keta u vune ne ndjekje te Qemalit? Cili qe fshatari qe I foli I fundit buze lumit, vetem pak caste perpara vdekjes? Pse familja e Qemalit nuk e mori kurre pensionin e deshmorit dhe e jema e tij nuk pranoi te priste per vizite Enver Hoxhen? Kush ishin personat qe kihsin dijeni per bazen dhe cili qe fati I tyre I metejshem? Dhe se fundi, pse Drita Kosturim e fejuara e Qemal Stafes, u perfshi ne qerthullin e denimeve te medha, nga te cilat, doli pas 45 vjet burgu dhe internimi?

Cuditerisht, si ne raste te tjera te ngjashme, ngjarjet nderlikohen, dalin nga sensi real dhe thurin shtratin e legjendes. Nje legjende te rende, te trumpetuar me te gjitha burite e propagandes komuniste. Ne te vertete, jashte poezive, tregimeve, romaneve, dramave, tablove apo filmave artistike, nje realitet tjeter torturonte protagonistet e atij mengjesi fatal. Nga shtate personat qe ndodheshin ne ate shtepi vetem Qemali mbeti I vdekur. Gjashte te tjeret vijuan jeten normale. Me fate te cuditshem e te papritur ata dolen deri ne fillimet e viteve ’90, kur te gjithe bashke, zbuluan se qe nga ai mengjes fatal, nga ajo ikje e nxituar, nuk qene takuar me kurre me njeri – tjetrin. As per te diskutuar detajet e vrasjes misterioze dhe as per te perfunduar biseden e lene pergjysem nga krismat e armeve.

Baza e sigurte

Qemal Stafa, Kryetari I Rinise Komuniste shqiptare dhe nje nder drejtuesit e larte te Partise mberriti ne bazen ilegale mbasditen e dates 4 maj 1942. Ishte nje shtepi perdhese, e ndare ne dy pjese. Ne te paren banonte I zoti I saj, ndersa tjetren e kishte marre me qira prej disa kohesh nje militant komunist, Beqir Minxhozi. Person jo I dyshimte, punonjes banke, Minxhozi konsiderohej nje nder personat e sigurte dhe baza e tij e pakompromentuar. 56 vjet me pas shtepia ruan po ate pozicion dhe arkitekture. E vendosur ne periferi te qytetit, prane spitalit te atehershem me nje fushe te gjere para dhe pas saj. Nje vend ideal, ku prania e karabiniereve apo forcave te xhandarmerise vihej re fare lehte qe larg. Duke dhene mundesi per t’u larguar ne kohe. Qemali nuk qe I vetmi illegal I shtepise. Nje jave me pare kishte mberritur atje e fejuara e tij., Drita Kosturi, e arratisur nga nje burg ne Itali, pjesetare e cellules ku benin pjese edhe Nexhmije Xhunglini (Hoxha), Naxhije Dumi dhe Fiqerete Sanaxhaktari (Shehu). Drita qe urdheruar te vendosej ne ate baze, por ajo kishte marre me vete edhe dy vajza te tjera, baza e meparshme e te cilave qe dekonspiruar, Marie Lezhen dhe Gjystina Saten. Mbremjen e 4 majit te treja keto, se bashku me Qemalin dhe Beqir Minxhozin gjendeshin atje. Drita Kosturi e ka te lehte te kujtoj cdo detaj te asaj nate, qe padashur u be nata e fundit e te fejuarit. Qemali qe urdheruar te udhetonte per ne jug dhe  nisja behej te nesermen. Ne mengjes nje nga shoqet e cellules, Fiqete Sanxhaktari, do t’I sillte nje kostum te ri dhe dhe dokumenta fallso. 22 vjecar, Qemali vuante nga nje miopi qe po I rendohej. Ai mbante nje kostum blu te dhuruar nga nje mik, Lika Toptani, nje revolver Smithson dhe nje liber me poezi te Manzonit. Ate nate per here te pare me kerkoi nje sahat dhe duke qeshur une I thashe se do t’a gjeja, kujton Drita Kosturi. Ne te vertete ja thashe per shaka sepse me ngjante kaprico ajo kerkese. Te fejuarit qendruan bashke ne nje dhome dhe pothuaj gjithe naten kujtuan vitet e studimit ne Itali, miqte e perbashket, midis te cileve vecanerisht Ramiz Xhabine. Nje parandjenje e cuditshme e kishte bere Qemalin sentimental, nostalgjik, te thyeshem ndaj kujtimeve te vjetra, sikur te kishte nevoje, perpara vdekjes, per t’u perballur edhe njehere me to. Ishte nje nate e gjate, ne e cilen koncepti I kohes ngaterrohej, derisa agu I pare e vendosi ne permasat reale. Mengjesi I 5 majit I gjeti ne kembe. Ishin te gjithe te zgjuar kur ne baze mberriti Kristo Themelko (Shulja) dhe Isuf Keci. Kosturi e ka te veshtire te tregoje se perse gjendeshin ata aty. Ajo vetem kujton se Beqir Minxhozi doli heret per te blere ushqime dhe pas tij edhe Isuf Keci per te gjetur pa kripe. Beqiri  dhe Isufi u vonuan me shume se normalisht. Drita dhe Qemali qendronin ne dhomen ballore, me pamje nga qyteti, ndersa Kristo me dy vajzat, ne dhomen pas. Qemali po lexonte poezite e Manzonit, vargjet per 5 majin dhe me ze te ulet, ju drejtua te fejuares: ‘Sikur te me vrasin edhe mua sot!” drita qeshi, duke I kujtuar se nuk ishte nje Napoleon. Nuk kishte mbaruar ende frazen e saj, kur rastesisht vuri re prane shtepise civile te armatosur. – Jemi te rrethuar, thirri dhe Qemali u ngrit menjehere ne kembe. Rrethuesit nuk e vune re levizjen Brenda. Te sigurte  qe do t’I kapnin ne baze ata vepruan ngadale. Vajza mbertheu disa dokumenta dhe nisi t’I kaperdinte ne stomak. Kristo dogji pak te tjera, theu deren e banjes dhe te gjithe dolen prej saj. Pas banjes qe nje fushe e gjere, e shkrete, ku ikja nuk qe aspak e lehte:

  • Me ndiq, thirri Qemali, duke ikur me nxitim ne te djathte. Maria dhe Gjystina ndoqen ate. Kristo mori ne te majte, per te mos I lejuar ndjekesit te vijonin bashke. Ne ecje e siper hodhi nje bombe dore, nje “Breda”, I vetmi municion ofensiv qe dispononin ate cast.

Tymi I bombes asfiksoi Driten qe gjendej fare afer vendit ku ra ajo. Beri te ikte, por u pengua ne gropen e hapur nga bomba dhe mbeti ne vend. Nje civil I armatosur, I drejtoi tyten e revolverit pa I lene rast te ngrihej perseri. “Qemali ishte fare afer, kujton ajo, dhe aim und ta kishte qelluar ne vend. Une ju hodha, I kappa armen dhe ai ma leshoi doren. Donte te me akuzonte se kisha qene e armatosur, por kjo nuk me trembte aspak. E dija qe arma ishte e regjistruar dhe nuk merrej si prove. Qemali iku. Pashe vetem silueten e tij, larg, I fundmi imazh I nje dashurie qe kishte zgjatur kaq vjet. Dhe qe do te zgjaste perseri nje jete”.

Vrasja ose vetvrasja

Ndjekesit e lane Kriston dhe u perqendruan te gjithe tek Qemali. Dy vajzat nuk e ndoqen dot dhe pak metra me tutje rane ne duart e policies. Se bashku me Driten beheshin tre. Por nuk u bashkuan me. Nuk u bashkuan asnjehere pas asaj dite fatale, qe u be akoma me shume e tille per te gjitha ato. Kristo kishte shpetuar duke ikur ne drejtimin me te pabesueshem, ate te qytetit. Qemali ne te kundertin, drejt lumit. Pikerisht atje ku ngjarja nderlikohet dhe e fejuara, I zoti I shtepise e persona te tjere te perfshire ne te e kane te veshtire te japin nje pergjigje te sakte. Deshmitari I vetem I atij casti tragjik, fatkeqesisht ka mbetur per te gjithe keto vite anonym. Madje vetem vone prezenca e tij eshte pranuar zyrtarisht. Ishte nje fshatar tiranas, Y.B., qe po ndiqte rrugen me te shkurter per te mberritur ne qytet. Fshatari dhe djali me revole ne dore jane takuar perballe fare prane buzes se lumit. Ndjekesit ishin pas dhe ndihej qarte prania e tyre. Qemali ishte I plagosur. Nuk mund te ecte me. Kishte ne dore revolverin Smithson me dy fisheke. Fshatari ndaloi dhe I bindur qe ishte nje person I rezistences I propozoi te nderronin rrobat bashke. Djali nuk pranoi. Pa dhene me shume shpjegime, zbrazi plumbin e fundit mbi trupin e tij. madje, pa I lene tjetrit asnje amanet.

Y.B. qendroi me gjate, ai u largua dhe vetem dy jave me vone trokiti ne deren e shtepise ku kishte qene I strehuar Qemal Stafa. Me pak fjale ai tregoi momentet e fundit te jetes se djalit dhe u zhduk perseri ne heshtjen qe do vazhdonte 50 vjet. Shume vite me vone, si do t’I dergonte fjale te fejuares se Qemal Stafes, per t’I shpjeguar edhe nje here ate moment fatal. Momentin qe edhe ajo vete e kishte mesuar nderkohe shume mire. “Qemali vrau veten, shprehet 56 vjet me vone, me nje siguri te padiskutueshme, Drita Kosturi. Une e mesova qe ate dite, kur me treguan gjyslyket e tij dhe me cuan ne morg. Ata qe qendronin atje flisnin hapur per ate qe kishte ndodhur. Ishte I plagosur dhe dy plumbat e fundit I kishte ruajtur per veten. Kur e gjeten, ne pistolete kishte ende nje plumb. Une nuk e kam thene kurre kete, sepse per ngjarjen qe pranuar nje version zyrtar”. Por Drita Kosturi nuk mund te sqaroje kurre perse Qemali nuk arriti te arratiset menjehere. Nje variant tjeter, I mbrojtur edhe nga bashkekohes, tregon se ai ishte kthyer per te marre tre vajzat dhe pikerisht atehere qe shenjuar nga plumbi fatal. Ai qe e plagosi dhe nuk e lejoi te arratisej per here te dyte. Sidoqofte, me 09.35 minuta, komunisti 22 vjecar nuk ishte me. Gjendej shtrire buze lumit, me revolver tek koka, me syzet e rena pertoke dhe syte lart. Pa e mesuar kurre se vrasja apo vetvrasja e tij, do te ngjizte nje legjende te tere, me te cilen u mbruajt krenaria e qendreses shqiptare gjate pushtimit fashist.

Aventura e fundit e 5 majit

E shoqeruar nga dy  civile, Drita Kosturi u mbyll ne nje nga dhomat e shtepise fqinje, se bashku me Beqri Minxhozin qe qe sjelle nga policet nderkohe aty. Desha te likujdoja dhe disa dokumenta qe kisha ne xhep, tregon ajo, por Beqiri nuk pranoi t’I hante. – Nuk ha letra, me tha ftohte. Marie Lezha dhe Gjystina Sata qene edhe ato aty, por ndoshta ne nje dhome tjeter. I derguan te gjithe bashke me kuesture, ne godinen e shkolles se Kuqe, pershtatur edhe sio burg. Te gjithe ata qe rrethuan dhe qelluan Qemal Stafen, ishin shqiptare deshmon pas kaq vitesh Drita. Se paku une kam kontaktuar vetem me shqiptare. Edhe rojet e qelise ishin te tille. Po ate mbasdite, nje patrulle e mori per ta derguar ne morg. Pa arritur te pyese, nje officer I tregoi syzet e Qemalit. Ka vdekur, I tha, te kemi sjelle per ta pare. Por nuk e futen kurre ne dhomen e madhe, ku nderkohe qe ftohur kufoma e tij. Ajo kerkoi syzet, te vetmin kujtim, qe do te kishte mundesi te ruante nga nje dashuri qe kishte zgjatur tre vjet. Nuk ja dhane. E futen ne makine dhe e derguan perseri ne qeli. Qtje, ku me pak perjashtime, ajo do te kalonte pas kesaj pjesen me te madhe te jetes.

Misteret e medha te vrasjes dhe fati I personazheve te saj

56 vjet pas mengjesit te 5 majit 1942, misteret e dites tragjike mbeten po ato. E ulur ne hollin e shtepise se saj, Drita Kosturi perpiqet te formuloje gjithcka. Enigma e pare eshte se si u dekonspirua baza. Ajo qe nje shtepi  e sigurte ku zhvillohej aktivitet illegal prej jo me shume se nje jave. Pyetja e pare ka edhe ajo nje pergjigje te thjeshte. Beqir Minxhozi kishte dale te blinte ushqime, por ai mbante pa kujdes ne xhep kontraten e qirase se shtepise. Qe ne rreshtin e pare qe e shkruar adresa dhe emri I pronarit. Beqiri u arrestua ne nje shtepi tjeter, nderkohe qe nuk e priste ta ndalonin pa asnje lajmerim.. ishte nje person qe nuk dyshohej se kishte lidhje me levizjen ilegale. Karabineiret kishin deshifruar adresen e shtepise dhe qene nisur atje. Por qe nga ky moment shume detaje te lene vend te dyshosh. Se pari se si mundet qe me gjithe ate vonese te pajustifikuar te Beqirit dhe Isufit, ilegalet Brenda shtepise e mos shqetesoheshin sadopak. Qofte edhe per t’u zgjatur ne dritare, prej nga ne nje hapesire te gjere, dukej fusha nga mberriten xhnadaret dhe policet e armatosur. Mjaftonte nje roje I thjeshte per t’I lajmeruar dhe arratisur ne kohen e duhur. Por kjo neglizhence rendohet akoma nga nje rrethana e dyte. Per kontrollin e zakonshem ne nje shtepi qene vene ne dispozicion forca te shumta dhe dy ore perpara operacionit lagjia qe e rrethuat krejtesisht. Isuf Keci qe I fundit qe doli nga shtepia dhe me te mberritur ne hyrje te lagjes, e shoqja e Eqerem Cabejt I foli e habitur: nga erdhe, ka nje ore qe lagjia eshte e rrethuar krejt. Isudi deshi te kthehej, por nuk arriti me. Shtepia qe mberthyer si ne cark. Edhe Fiqerete S anxhaktari qe mberriti rreth ores 08.00 me kostumin dhe dokumentat fallso te Qemalit nuk hyri dot. Disa vjet me vone ajo e ka shpjeguar te gjithen kete. Lagjia ishte e rrethuar dhe karabinieret e policet shqiptare nuk linin te hynte askush. Bazen e dinin vetem tre vete: enver Hoxha, Fiqerete Sanxhaktari dhe Xhaferr Vokshi. Ndoshta edhe Naxhije Dumi e Nexhmije Xhunglini. Drita Kosturi eshte e bindur se ata qene tradhetuar nga dikush. Vite me vone, ajo nuk ka mundur ta fshehe nje ide te tille. Me 1944 u takua dy here me Enver Hoxhen, por ai nuk e hapi kurre kete bisede. As menjehere pas luftes, kur ajo I shkruajti letren e fundit, duke I shpjeguar se te gjithe protagonistet e atij mengjesi ishin gjalle dhe qe mire te mblidheshin per te zbuluar dicka. Vete familja e Qemal Stafes nuk e pranoi kurre pensionin e deshmorit dhe nena e tij nuk priti per 5 maj as Enverin dhe as zyrtare te tjere te Shqiperise komuniste. Fati I personazheve te asaj dite eshte nje histori plot kolorit. Drita Kosturi u arrestua dhe pas disa javesh ne burg u arratis. Doli partizane dhe me 1946 u arrestua su armike e regjimi popullor. U denua me vdekje, u fal, beri 13 vjet burg dhe kaloi pjesen tjeter, deri me 1988 ne internim. Gjate gjithe jetes se saj nuk pati rast te shihte asnje nga protagonistet e 5 majit, edhe pse per 55 vjet me rradhe jetuan shpesh ne te njejtin qytet. Marie Lezha u lirua nga burgu dhe doli partizane. Pas clirimit kaloi ne kalvarin e internimeve dhe aktualisht banon ne Elbasan. Gjystina Sata u martua me Ymer Dishnicen dhe e ndoqi ate ne persekutimin e gjate.banoi gjithe jeten e saj ne Berat dhe nuk foli kurre per ate dite, qe sherben si pervjetor I kujtimit te deshmoreve ne Shqiperi. Isuf Keci doli partisan, por mbas clirimit si shume te jtre u perjashtua nga partia dhe u burgos. Vdiq ne Tirane pas vitit 1990. Kristo Themelko arriti te ngjise shkallet e pushtetit, por per pak kohe. Me 1947 u arrestua dhe e kaloi jeten ne burg dhe internim. Vdiq ne Tirane pas vitit 1990. Beqir Minxhozi doli partisan ne mat. Pas luftes u perjashtua nga partia duke u akuzuar se qe treguar I pavemendshem ate dite. U pranua perseri me 1953, por u perjashtua prape me vone. Sidoqofte, nuk pesoi drama te medha. Deri vone qe drejtor I nje ndermarje te madhe tregtare ne Tirane, ku jeton ende si pensionist. Fshatari qe e takoi I fundit ne bregun e lumit, Y.B., jetoi ne vendlindjen e tij deri me 1994. E ruajti Brenda veten sekretin cfilites, dhe vetem pas vitesh kerkimi, ja besoi ate, asaj qe mendoi se per djaloshin duhej te ishte personi me I shtrenjte, te fejuares se tij. drita Kosturi I kujton ende te gjithe keta, sic I ka fiksuar momentin e fundit, 56 vjet me pare. Duke nxituar, mes fishkellimes se plumbave dhe thirrjeve per t’u dorezuar, por pa e kuptuar, perse nuk u kthyen rishtaz nga kjo rendje me panic, se paku, per t’I dhene pergjigje pyetjes qe po e torturon kaq shume. Si u vra I fejuari dhe kush e tradhetoi ate!

Marre nga Revista Klan Maj 1998

Related posts