E PLOTË/ Namir Lapardhaja: “Bashkia Berat duhet t’i shërbejë Qytetarit, jo Kryetarit”

E PLOTË/ Namir Lapardhaja: “Bashkia Berat duhet t’i shërbejë Qytetarit, jo Kryetarit”

Është zhvilluar këtë të premte mbledhja e radhës së këshillit bashkiak Berat, e cila nuk ka kaluar pa diskutime dhe debate të shumta.

Një ndër pikat më të diskutueshme ka qenë ajo e investimeve dhe e prioriteteve të tyre në këtë bashki.

Ndonëse një mbledhje më parë, u hoq pas insistimit të kryetarit të bashkisë Berat në paligjshmëri, materiali për miratimin e investimit për ujësjellësin e Bilçës u kalua në këtë mbledhje me votën e të gjithë këshilltarëve.

Ka qenë këshilltari i PD-së, Namir Lapardhaja, ai që gjatë fjalës së tij ka theksuar rëndësinë që kanë investimet dhe prioritetet në bashkinë e Beratit.

Lapardhaja nuk ka lënë pa përendur edhe mbledhjen e kaluar, ku kryetari i bashkisë Berat, Petrit Sinaj, u mundua ta shesë si bllokim të këshilltarëve në këtë këshill, ndërkohë që Lapardhaja ka thënë se Kryetari i Bashkisë mendon të investojë vetëm tek shtëpia e tij, dhe nuk i intereson komuniteti beratas, duke filluar nga Morava në Roshnik dhe me gjerë.

“Beratinews.com” sjell të plotë fjalën e këshilltarit të djathtë, Namir Lapardhaja.

Related posts