E rëndë në Kuçovë/ Humb jetën punonjësi i naftës

E rëndë në Kuçovë/ Humb jetën punonjësi i naftës

Një punonjës i ndërmarrjes së naftës në Kuçovë ka ndërruar jetë sot pas aksidentit në punë. Mësohet se punonjësi i ndërmarrjes së naftës, i identifikuar si Agim Gremi ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po punonte.

Burime nga polica bëjnë të ditur se 50-vjeçari është transportuar në Spitalin e Beratit, por ai ka humbur jetën gjatë rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, ndërkohë që Policia po heton shkaqet e kësaj ngjarje.

Related posts