EDHE NË BERAT DROGË, ARMË DHE MUNICIONE

EDHE NË BERAT DROGË, ARMË DHE MUNICIONE

Seksioni kundër  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Seksionin për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K. Lato 37 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë.

Nga një telefonat e marrë, jemi njoftuar se në banesën e këtij shtetasi është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe kanë shkuar në vendngjarje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi nga shërbimet e policisë u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri automatik model 56,katë krëhëra me 250 fishekë. Gjithashtu në dy qese ambalazhi u gjet dhe sekuestrua 250 gr e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së  Parë Berat, në ngarkim të shtetasit K. Lato për veprat penale, “Prishja e qetësisë publike”, ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet, 274, 283, 278 dhe 279 të Kodit Penal

Related posts