Editorial/ Molla e moralit nuk krijohet me pjeseza te kalbura

Keto dite u provua katerciperisht se Edi Rama dhe Rilindja e tij erdhen ne pushtet me parate e droges menaxhuar nga krimi. Edhe mbrojtesit me te flakte te Rames kane ngelur pa goje nga akuzat e sherbimeve te huaja per miliona euro te vjela nga droga dhe krimi, me te cilat u blene votat e qyetareve te mjere e ne skamje te plote.

Vetem tabloja e fundit, ku u shfaq krimi dhe pushteti pa asnje ndarje, duke mos u kuptuar se ku fillon njeri e ku mbaron tjetri, do te mjaftonte qe edhe ne vendet me demokraci jo te zhvilluar qeveria t’u kerkonte falje qytetareve, Kryeministri te dorehiqej e Presidenti te shpallte daten e zgjedhjeve te reja.

Eshte absurde ta mendosh se kjo qeveri, e ngritur me paret e krimit, mund te vendos ligjet dhe drejtesine ne vend.
Çdo qeveri ne bote kur humbet besimin publikisht para qyteareve te vet me e pakta eshte qe duhet te dorehiqet.

Nderkohe qe qeveria eshte kokeforte dhe nuk e ben nje gje te tille, sepse eshte e kapur nga krimi dhe droga, aksioni opozitar eshte i zbehte.

Levizja e pare logjike do te ishte distancimi nga Parlamenti i krijuar me votat te blera nga krimi dhe droga.
Bashkepunimi me kete parlament do te thote, me e pakta, tolerance ndaj krimit dhe paligjshmerise.

PD-ja ishte forca politike qe u demtua me se shumti nga parate e krimit, droges dhe korrupsionit dhe si e tille, duke mos bere kompomis me te keqen, i takon te udheheq deshiren e te gjithe qytetareve shqiptare per te shpetuar nje here e pergjithmone vendin nga kolera e krimit dhe e droges, qe e ka mberthyer Shqiperine prej fyti.

Kauza eshte teper e rendesishme dhe nuk eshte prone vetem e Partise Demokratike, por eshte kauza e qyetareve shqiptare, te cilet jane te dermuar nga 50 vjet komunizem dhe aktualisht nga nje perzierje e komunizmit te tretur ne krim dhe korrupsion te pashpirt. Qytetaret shqiptare e kane dhene mesazhin prej disa vitesh, qe ky vend eshte bere i pajetueshem, por politika dhe opozita e PD-se nuk arriten ta kuptonin mesazhin e qytetareve qe refuzojme vendin e tyre.

Mendoj se hyrja me zgjedhje te pabarabarta, ku ne nje ane ishte opozita e PD-se dhe ne anen tjeter miliardat e krimit dhe te droges, qe menaxhoheshin nga pinjollet komunizmit te zhveshur nga çdolloj skrupulli ka qene ne kundershtim flagrant me interesat e qytetareve te ndershem dhe qe duan te jetojne me dinjitet ne kete vend.

Qytetaret shqiptare jane duke pritur, se pari, reagimin e Partise Demokratike per te dale nga udhekryqi ku po ndodhet aktualisht Shqiperia. Zgjedhjet nuk qene zgjidhje, perkundrazi. Vendi sot eshte ne krizen me te madhe pas asaj te vitit ’97.

Tubimi i frontit opozitar e ka zbehur disi shpresen tek PD-ja, e cila ka karten e vetme te moralit per te udhehequr qytetaret shqiptare drejt daljes nga situata aktuale. Nuk besoj se bashkimi me segmente qe e kane humbur kete karte prej kohesh e ben me te fuqishme dhe me te besueshme opoziten e PD-se.

Perkundrazi, mendoj se PD duhet te distancohet, madje edhe nga individe brenda saj qe e kane zhgenjyer besimin e qytetareve kur ajo ka qene ne pushtet, e jo me segmente dhe parti politike, te cilat nuk kane fare karte morale. Eshte koha qe Partia Demokratike te krijoje frontin opozitar kunder se keqes me qytetaret shqiptare./Namir Lapardhaja