EKSKLUZIVE/ Arenc Berati, si i shpëtoi arrestimit pas përgjimit nga prokuroria?!

EKSKLUZIVE/ Arenc Berati, si i shpëtoi arrestimit pas përgjimit nga prokuroria?!

Nga “beratinews.com”

Arenc Berati në marsin e vitit 2013, në atë kohë në detyrën e kryetarit të partisë më të madhe të qeverisjes, ka qenë pjesë e një përgjimi nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, si një ndër personat e përfshirë në një aferë korruptive.

Nga kjo ngjarje një oficer i lartë i policisë së shtetit u dënua me disa vite burg, një prokuror u ul në detyrë për disa muaj, ndërsa i vetmi që doli pa lagur nga e gjithë kjo histori ishte Arenc Berati.

“Beratinews.com” disponon të gjithë përgjimin e prokurorisë të paraqitur si material prove në gjykatë dhe nesër do të botojë të gjithë pjesën e përfshirjes së avokat Beratit.

Ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat se si për avokat Beratin nuk u pre një urdhër arresti në atë kohë, e vetmja arsye që nënkuptohet është fillimi i fushatës zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, gjë që e la duarlidhur prokurorinë në atë  kohë të vepronte.

Ndërkohë që prokuroria u tregua e pafuqishme për të vepruar, ishte partia e tij, e cila i ndaloi mundësinë e rikandidimit në postin e kryetarit të partisë Arenc Beratit, duke e skualifikuar edhe nga të gjitha garat e tjera, qoftë për kryetar bashkie, qoftë për deputet.

 

 

Related posts