Emri surprizë. Ja kush pritet të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Beratit

Emri surprizë. Ja kush pritet të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Beratit

Nuk ka kaluar pa u vënë re ardhja e shpeshtë kohëve të fundit në Berat të Ervin Demos.

Për ata që nuk e njohin Demo është një djalë beratas, është profesor i asocuar në ekonomi dhe studimet doktorale i ka kryer në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Untitled-3-6

Aktualisht mban postin e zëvendësministrit të Arsimit, ndërsa më herët ka qenë zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës, në kohën kur ky drejtohej nga Dhori Kule.

Ndofta është koecidencë, por në takimet e fundit të Ramës, por jo vetëm, Demo është gjithmonë prezentë, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

Një burim jo zyrtar që donte të ngelej anonim nga zyra e shtypit të kryeministrisë, i tha “beratinews.com” se “Demo mund të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë Berat”.

Më tej burimi tha se “kjo mund të jetë një zgjidhje e Ramës për të shuar konfliktet dhe përplasjet në PS-në e Beratit për këtë pozicion”.

Më herët në media është përmendur emri i Eugen Kallfanit si një kandidaturë e mundshme për të qenë kandidat i PS-së në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Kallfani njihet në Berat si beniamin i ish-kryetarit të Bashkisë, Fadil Nasufi, dhe, ashtu siç besohet, është ky i fundit ai që po e mbështet kandidaturën e tij, mirëpo, nga ana tjetër, mund të jetë kjo arsyeja e djegies së kandidaturës së tij.

Një kandidate tjetër për këtë post është edhe kryetarja aktuale e PS-së së Beratit, Valbona Zylyftari, e cila prej vitit 2007 pret një kandidim të mundshëm për vendoret në këtë bashki. Zylyftari aktualisht është pa një mbështetje nga deputetët e qarkut të Beratit, ngase Nasufi është pozicionuar qartë dhe hapur pro Kallfanit.

Gjithsesi, emri surprizë i Ramës duket se i prish shumëkujt planet në Berat.

Demo pritet që t’i shpeshtojë ardhjet në Berat në ditët në vijim.

Nuk është hera e parë që Edi Rama “eksperimenton” me kandidatura të profilit të lartë politikë dhe shoqëror për bashkitë e Shqipërisë.

Në zgjedhjet e fundit vendore, ish-kryetari i komisionit të ligjeve, Armando Subashi, dorëzoi mandatin e deputetit për të kandiduar në Bashkinë e Fierit.

Related posts