A është Petrit Sinaj kandidat i LSI-së për Beratin dhe një profil i paautorizuar i tij

A është Petrit Sinaj kandidat i LSI-së për Beratin dhe një profil i paautorizuar i tij

Sipas medias bashkia e Beratit është një ndër bashkitë e mëdha dhe të rëndësishme që LSI-ja ka kërkuar.
Sipas gjasave, për këtë bashki Rama nuk ka pasur asnjë dilemë dhe asnjë hezitim, duke ia bërë “kurban” këtë njësi vendore aleatit të tij oreksmadh.
2 janë emrat më të përfolur dhe më të mundshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat: i pari është Gledjon Rehovica, deputeti aktual i kësaj force politike, dhe i dytë është Petrit Sinaj, Kryetari aktual i Këshillit të Qarkut të Beratit.
Rehovica është deputet i Metës në Berat, i zgjedhur me forcat e tij në zgjedhjet e 2013, njihet për afërsinë e tij me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naçon, mirëpo, me ç’duket, nuk është i besueshëm sa duhet tek Meta, duke e ditur që ky i fundit, sidomos pas asaj që i ndodhi me D. Priftin, sa vjen dhe nuk beson më tek askush, përveçse tek familjarët e tij të afërt.
Dhe Petrit Sinaj është një prej tyre. I duhuri që i duhet Metës në Berat.
E vetmja “vlerë” politike e Sinajt është se bashkëshortja e tij është kushërira e parë e Ilir Metës.
Po kush është Petrit Sinaj për një lexues që nuk e njeh?
Kush është “dhëndëri” i familjes Meta, ashtu si e njohin në Berat, i cili pa pasur asnjë mbështetje tjetër politike ka arritur të jetë jo vetëm drejtuesi i LSI-së në Berat, por të zgjidhet në vitin 2011 edhe Kryetar i Këshillit të Qarkut të Berat.
Për të kuptuar më mirë se kush është Petrit Sinaj duhet të hidhemi pas në kohë, për të bërë një historik të shkurtër të tij dhe për të kuptuar ecurinë e tij politike.
Petrit Sinaj ka mbaruar studimet e larta për mësuesi në universitetin “Aleksanëdr Xhuvani” në Elbasan. Gjatë viteve të studimeve, ata që e njohin nga afër, thonë se filloi të frekuentojë edhe një institucion fetar në atë qytet, institutin “El Hagri”, një institucion fetar islam, që kohë më pas do të mbyllej nga qeveria shqiptare për lidhje të dyshimta me terrorizmin.
Kur e pa që nuk i doli gjë me këtë institucion, Sinaj nuk qëndroi në vend, u lidh me disa shoqata ungjillorësh, duke u kthyer nga “hoxhë” në “prift”.
Pas viteve të studimit, deri nga viti 2002 ka shërbyer si pastor protestant në disa zona të ndryshme të vendit, gjithashtu duke punuar edhe me disa organizata fetare ungjillore.
Kjo është periudha e artë e Sinajt përsa i përket aspektit ekonomik.
Në vitin 2003 do të kanidonte në komunën e Sinjës nën siglën e Partisë Demokratike përballë djalit të xhaxhait të tij në këtë komunë, i cili kandidonte nën siglën e PS-së.
Kuptohet që humbja e Sinës (Petritit) ishte e sigurt.
Ky është kandidimi i tij i parë dhe humbja e parë në politikë.
Por Sinaj si një lexues i vjetër i Cvajkut dhe si një adhurues i fshehtë i Zhozef Fushesë, e di mjaft mirë se tek fitorja arrihet vetëm nëpërmjet humbjeve.
Nga viti 2003 deri në vitin 2006 vijon punën me predikimin e Ungjillit dhe me disa OJF të huaja.
Është pikërisht ky vit ku Ilir Meta konfliktuohet me drejtuesit e LSI-së së Beratit, duke e shkrirë degën e LSI-së në Berat dhe duke e ngritur atë nga e para.
Kuptohet se njeriu i duhur për këtë pozicion do ishte ish-frektuentuese i fondacionit islamik “El Hagri”, i konvertuar në protestant, si Ungjillorë, dhe i kandiduar nga PD-ja si kandidat i saj në komunën e Sinjës përballë çunit të xhaxhait të tij, pikërisht bashkëshorti i kushërirës së parë të Ilir Metës, Petrit Sinaj.
Vakumi që lanë ish-drejtuesit e LSI-së në Berat bën që Sinaj t’i konsolidonte pozitat.
Ndërsa lidhja e tij familjare me Metën do ta shoqëronte gjithë kohën si yll polar.
Vitet 2007 deri 2011 nuk thonë asgjë për z. Sinaj.
Përveçse lufton fort kundër kandidatit të LSI-së në 2009, Gledjon Rehovica, për të mos fituar si deputet në Berat, arritja e tij më e madhe është mbajtja e pozicionit të Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës së Beratit.
Në vitin 2011, në atë kohë LSI-ja ishte në koalicion me PD-në, i lutet Metës ta kandidojë për Kryetar të Këshillit të Qarkut të Beratit, kandidim që e fiton, si rezultat i mbështetjes së madhe që i dha në atë kohë e gjithë PD-ja dhe veçanërisht si rezultat i mbështetjes që Meta po i jepte burrit të kushërirës.
Pas marrjes së drejtimit të Qarkut të Beratit, gjëja e parë që bën është heqja e të gjithë punonjësve të këtij institucioni dhe zëvendësimin e tyre me militantë të LSI-së, gjë që do t’i shkaktonte dëm buxhetit të shtetit miliona lekë.
Nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë tjetër në qytet.
Një bashkëpunëtor i tij i afërm, kur e pyetëm se si do ta përkufizonit Petrit Sinën, na u përgjigj se “prej prifti i ka ngelur vetëm mimika e fytyrës”.
Është në kundërshtim të hapur dhe nuk ka mbështetjen e grupit tjetër të LSI-së së Beratit, që kryesohet nga familja Rehovica.

Related posts